Manastiri i Zvërnecit ‘ndez’ shpirtrat e turistëve, në ishull koncerti ‘Tingujt e jetës mes Tokës e Detit’

Manastiret janë vende mistike. Pak kush do të donte t’i vizitonte natën. Por një grup artistësh të zhanreve të ndryshme kanë rrëzuar të gjitha mitet, duke elektrizuar shpirtrat e turistëve në Manastirin e Zvërnecit me koncertin “Tinguj jete mes Tokës dhe Detit”.

Vizitorët nuk kanë qenë të zakonshëm. Kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë ndjekur këtë koncert së bashku me zyrtarët lokalë e dhjetëra të tjerë, vendas e të huaj, që kanë ndjekur me kërshëri këtë event. Ky aktivitet është një ndër dhjetëra të tilla që bashkitë dhe qeveria po organizojnë për ta bërë sezonin turistik tërheqës për ata që zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri.  

Kryebashkiaku Leli tha se ishulli i Zvërnecit falë investimeve është kthyer në destinacion edhe për këmbësorët në çdo orë. “Për  here te pare ne ishullin e Zvernecit fale investimit dhe ndërtimit te urës qe lidh pjesën tokësore me ishullin për here te pare kemi sjelle ne ishull nje piano, ne ishull me një orkestër simfonike nga te gjithë muzikantet e larguar apo ata qe jetojnë këtu nen udhëheqjen e dirigjentit Aulon Naci”, tha Leli.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KATHARSIS: 29/07/2018 22:17

    KUJT I MOREN LEJE PER KONCERTIN? ESHTE MANASTIR JO TEATER OPERASH.SHKONI PROVOJENI NE NDONJE XHAMI SE IU KERCET TRITOLI.

    Përgjigju
    • avgani: 30/07/2018 13:02

      leja u mor nga Janullatosi dhe nga poshte ti lokal u kenaqe? ne xhami kendon hoxha

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS