Nisin punë mjekët shqiptarë në Itali, infermierët: Gati për të hyrë në linjën e parë të riskut

Ministria e Shëndetësisë njofton se 10 mjekët që u dërguan në mision ndihme në Itali kanë filluar sot punën në spitalin e Breshias, ndërsa 20 infermierët do të fillojnë tk mërkurën të ndarë sipas pavioneve ku janë nevojat më të mëdha. Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u lidh drejtpërdrejt me mjekët në spitalin e Breshias, duke u shprehur mbështetjen maksimale për këtë mision humanitar.

Ne mjekët filluam të gjithë punë sot, infermierët do të fillojnë të mërkurën Reanimatoret kanë filluar punë në reanimacion, ndërsa unë me gjithë doktoreshën tjetër jemi tek repartet e COVID subintensiv, në repartet e pneumologjisë. Ndërsa doktoresha që vinte nga Instituti i Shëndetit Publik është tek tamponët me gjithë dy mjekë të tjerë. Ndërsa dy mjekë janë vendosur në triazhim.

Edhe infermierëve u kanë përcaktuar vendet dhe po i pajisin me veshjet e duhura dhe nga e mbrkura do të fillojnë shërbimin. Ne kemi impenjimin maksimal, mjekët kanë dhënë gatishmëri për të hyrë edhe në zonat e linjës së parë të riskut, jo në sektorët mbështetëse”, tha Ermal Pashai, një nga mjekët e dërguar në Itali në misionin humanitar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ju shprehu mbështetjen. “Një këshillë kisha. E para forca dhe kujdes veten të gjithë ju, pra kujdes materialet e mbrojtjes personale, veshja e duhur për të mos rrezikuar veten. E dyta, ju jeni krenaria jonë, ne kemi besim tek ju dhe do të doja që nëpërmjet jush dhe gjithë ekipit tjetër t’ju uroja suksese në këtë mision humanitar”, u shpreh Manastirliu.

Grupi i mjekëve në Itali kanë kërkuar mirëkuptim nga media. “Ne duhet të përqendrohemi tek kjo punë për të cilën kemi ardhur”, tha mjeku Ermal Pashai. “Ka një kohë për të punuar dhe për të luftuar, një kohë tjetër pastaj për të ndarë eksperiencën dhe kjo është koha për të luftuar dhe kush lufton nuk e ka mendjen te fjalët, por e ka mendjen te puna”, tha Manastirliu.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!