Manastirliu dënon dhunën e familjarëve ndaj mjekut në spitalin e Durrësit: Sulm barbar

Manastirliu dënon dhunën e familjarëve ndaj mjekut në spitalin e Durrësit: Sulm barbar

Ogerta Manastirliu

Një ditë pas incidentit të ndodhur dje në spitalin e Durrësit ka ardhur dhe reagimi i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ajo ka dënuar agresionin ndaj mjekut në urgjencën e spitalit të Durrësit, Gerald Kola, i cili u godit teksa kishte ndërhyrë për të ndarë tre persona, të cilët po grindeshin në ambientet e spitalit.

"Dënoj me forcë agresionin e dhunshëm ndaj mjekut në urgjencën e spitalit të Durrësit. 
Autorët e sulmit barbar të marrin dënimin maksimal që jep ligji.
Të vendosur në zbatimin e Urdhërit për regjimin e ri në spitale. Asnjë familjar në shërbimin e urgjencës dhe respektim i orareve të vizitave në çdo spital"
, deklaroi Manastirliu.

Mjeku u godit me tullë në kokë nga familjarët e një pacienti të shtruar në spital.

Pak ditë më parë në QSUT u dhunua një mjek gjë që solli edhe vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që kufizoi oraret e vizitavë të familjarëve të pacientëve në ambientet e spitalit 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale