Manastirliu nga qendra shëndetësore e vaksinimit në Synej të Kavajës: Sot në Shqipëri edhe 12.870 doza Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër procesin në qendrën e vaksinimit në Synej të Kavajës, nga ku ka thënë se sot pritet të mbërrijnë 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

“Kjo është një qendër model, ashtu sikurse janë të 300 qendrat shëndetësore të cilat janë pjesë e programit tonë të rehabilitimit të gjithë qendrave të kujdesit parësor.

Programi i rehabilitimi i qendrave shëndetësore dhe ambulancave do të vijojë.

Do të vijojmë derisa ambulanca më e fundit në zonat më të thella të ketë kushte bashkëkohore për t’i ofruar kushte sa më të mira qytetarëve tanë në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër ashtu sikurse në të gjithë vendin, edhe në Synej po vijon procesi i vaksinimit. Janë vaksinuar 670 qytetarë deri tani ku më shumë se 210 mijë qytetarë tashmë e kanë kryer dozën e dytë të vaksinës, pra janë më të mbrojtur. 

Procesi i vaksinimit po vijon me ritme shumë të mira, sot presim sërish doza të vaksinës Pfizer. Do të mbërrijnë sot në vend 12.870 doza të vaksinës Pfizer, që do të shpërndahen menjëherë në të gjithë vendin, për të vijuar me vaksinimin e kategorive të vaksinuar ose me vaksinimin me dozat e dyta më këtë vaksinë.”, u shpreh Manastirliu.

Procesi i vaksinimit në vendin tonë po ecën me hapa të sigurt, deri më tani janë kryer 664,452 vaksinime, nga të cilat 212,418 janë doza të dyta.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale