Manchester City fiton Carabao Cup, Roma mbetet në garë për zonën Champions (VIDEO)

Në qiellin e “Wembleyt” Pep Guardiola dhe Manchester City ngrenë një tjetër trofe. Bëhet fjalë për Carabao Cup ose Kupën e Ligës të cilën e fiton për vitin e tretë radhazi. Në finale City mposhti 2-1 Aston Villan me gjithçka që ndodhi në pjesën e parë. Kun Aguero shënoi golin e parë ndërsa Rodri shtoi të dytin dhe Samata vetëm sa ngushtoi diferencën.

Roma mposhti 4-3 Cagliarin në transfertë, siguroi fitoren e dytë radhazi dhe mbetet në garë për një vend në zonën Champions. Ai që shkëlqeu më shumë se të tjerët ishte sulmuesi Nikola Kalinic me dy gola dhe nga një e shtuan Justin Kluivert e Kolarov. Për vendasit dygolësh realizoi Joao Pedro./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë