Manchester United-Roma dhe Villarreal-Arsenal gjysmëfinalet e Europa League (VIDEO)

Roma vijon të mbajë lart flamurin italian në Kupat e Europës. Verdhekuqtë janë kualifikuar për në gjysmëfinalet e Europa League ku do të përballen me Manchester United ndërsa çifti tjetër ëshë Villarreal-Arsenal. Romës i mjaftoi mbrëmë barazimi 1-1 ndaj Ajax për të kaluar mes katër më të mirave.Brobbey dhe Dzeko ishin autorët e golave ndërsa verdhekuqtë e kishin fituar 2-1 ndeshjen e parë.

Me Romën në gjysmëfinale do të përballet Manchester United që nuk e pati të vështirë të eliminonte në çerekfinale spanjollët e Granada. Mbrëmë në “Old Traford” anglezët fituan 2-0 njëjtë si ndeshjen e parë. Rrjetën e tundi Cavani ndërsa Vallejo shënoi në portën e tij.

Arsenali e pati më të lehtë nga çfarë mendohej ndaj Slavias së Pragës. Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë çerekfinale ia vështirësonte punën topçinjve por në Pragë e zgjidhën gjithçka që në 24 minuta lojë kur marrin një avantazh 3-0 falë golave të Pepe, Lacazette dhe Saka. Qëndërsulmuesi Lacazette shtoi edhe një tjetër gol në pjesën e dytë dhe Arsenali kaloi në gjysmëfinale duke fituar 4-0.

Ndërsa Villarreali e fitoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Zagreb. Spanjollët triumfuan 2-1 në shtëpi falë golave të lojtarëve kryesorë Paco Alcacer dhe Gerard Moreno. Villarreal i dhuron vetes një gjysmëfinale spektakolare në Europa League ndaj Arsenal. Përballjet e para do luhen më 29 prill./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Rrëfimet e kohës’ tek ‘Eksperimentali’! Greta Pllana në galeri ‘NAAN’! Tek ‘Kalo’ ekspozitë pikture dedikuar personave me aftësi të veçanta

‘Rrëfimet e kohës’ tek ‘Eksperimentali’! Greta Pllana në galeri ‘NAAN’! Tek ‘Kalo’ ekspozitë pikture dedikuar personave me aftësi të veçanta