Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për emisionin "5 pyetje nga Babaramo" tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mandatuar Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë është anti kushtetuese. Sipas Kurtit, Teksa sulmoi Gjykatën Kushtetuese, tha se gjyqtarët e kësaj gjykate treguan se janë epitoma e kapjes së shtetit.
"Aktigjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka anuluar gjykimin e saj të mëhershëm dhe është në kundërshtim me rastet identike që ne kishim në 2010 dhe 2017 kur kishte mocione të suksesshme të mos besimit. Kemi një situatë në të cilën është e vërtetë që Kosova ka një Gjykatë Kushtetuese, por është lënduar pakthyeshëm kushtetutshmëria dhe vetë kushtetuta. Akti gjykimi i Gjykatës Kushtetuese është shkruar para se të shkruhet dekreti presidencial. Janë orvatur të gjejnë argumente të paqenë për një dekret presidencial që tenton t'i zërë vendin amendamentit parlamentar të Kushtetutës së Kosovës. Një akt gjykim i tillë është i papranueshëm sepse është në kundërshtim me kushtetutën. Ne kemi një mbledhje të kryesisë nesër dhe këshilltarët do ta trajtojnë akt gjykimin e gjykatës kushtetuese. Jemi në fazën kur më e rëndësishme sesa të parashikohet se çfarë do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje, duhet të trajtohet Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët, të cilët treguan se janë epitoma e kapjes së shtetit të Kosovës. Nuk mund të kemi qeveri të re, legale në këto kushte kur u mbashkuan humbësit dhe duan ta fitojnë në tavolinë dhe nën tavolinë atë që nuk ja dhanë qytetarët vitin e shkuar. ", u shpreh Kurti.
Lajmi kryesor:
Kurti në '5 pyetje nga Babaramo': Duhen zgjedhje të reja, vendimi i Kushtetueses, i papranueshëm! As taksë, as karantinë për të hyrë në Kosovë
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.3%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2557
Lajme të tjera
-
‘Veçantizmi’, gropa në të cilën po zhytet Serbia
24 Prill, 09:56
-
Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës
23 Prill, 22:58
-
Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
23 Prill, 18:59
-
Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?
23 Prill, 18:35
-
Kosovë/ U akuzua për ngacmim seksual, profesori pezullohet nga detyra
23 Prill, 14:48
-
PE-ja miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
23 Prill, 14:36
-
DASH: Problemet me pavarësinë e gjyqësorit dhe kufizimet në lirinë e mediave, ndër shqetësimet kryesore për Kosovën
23 Prill, 09:44
-
Dështimi i votimit në Veri të Kosovës, kthim në situatën e para një viti
22 Prill, 22:57
-
BE: Rezultatet e votimit në veri të Kosovës nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve! Masat ndaj Prishtinës do të vazhdojnë
22 Prill, 22:43
-
Raporti i DASH: Cila ishte gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2023?
22 Prill, 22:22
-
Përplasja Kosovë-Serbi në OKB, Nesho në '5 Pyetjet': Vuçiç e quan Kosovën pjesë të sovranitetit të tij! Mulaj: Osmani bëri lëvizje të zgjuar
22 Prill, 21:20
-
Serbët bojkotuan votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri, politologu për Report Tv: Skenar i Serbisë që të rritej presioni i ndërkombëtareve ndaj Kosovës
22 Prill, 13:49