TIRANË - Deputeti Dashnor Sula dhe gazetarja Raziela Myslimaj ishin në ‘Sot Live në Shqipëri’ ku diskutuan për opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës si dhe për zhvillimet nga kampi opozitar. Sula theksoi edhe një herë qëndrimin e opozitës se mazhoranca po shkel mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
'Kam qenë aty dhe nuk i bënim këto lloj gjërash. Janë kthyer në njerëz që mbyllazi ngrenë kartonin dhe janë dele. Opinioni interpretohet si të duash. Mjafto një fjalë që thuhet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme. Nuk thotë interpretohet vetëm zbatohet. Sistemi këtu në Shqipëri, është dëmtuar që vendimet e Kuvendit, ka vetëm një palë, një institucion.
Po hytë në interpretim i prishët gjërat. Nuk ka rëndësi thelbi i GJK, vota jonë gjykohet, kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese. Kur thotë antikushtetues je i detyruar të biesh me parimet. Është e turpshme. I bie që tani çdo lloj vendimi të Gjykatës Kushtetuese asnjëherë nuk do hiqet mandati. Nuk e çon në Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk të kushtëzon, për çështjen e votës.'
Gazetarja Myslimaj thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet lidhur me opinionin e Venecias për të shmangur zhurmën mes PD dhe PS.
'Deputeti thotë në opinion voton për çështje brenda kompetencës së tij. Shqyrtimi në përputhje me kushtetutën, a e ka kompetencën Kuvendi ta shqyrtojë nëse është në përputhje me Kushtetutën? Jo. Është debat i madh. Personalisht kuptoj këtë, mund të ketë edhe nuanca politike nga PD apo PS mund të ketë. Po më mirë se GJK që duhet të shprehet, ta marrin opinionin e Venecias dhe ta interpretojnë. Meqë ka ndarje të madhe, këtë çështje e ndan vetëm GJK. Meqë dhe Komisioni i Venecias është një institucion i besueshëm. Në parim në thelb GJK kishte të drejtë që këtë kërkesë ta dërgonte Kuvendi. Për të shmangur zallamahinë, GJK mund të pranonte kërkesën e 1/5 të deputetëve dhe të shqyrtonte çështjen.'
Sula shton se qëllimi i mazhorancës është shtyrja e kohës pas 6 muaj e fundit para zgjedhjeve Gjykata Kushtetuese nuk shqyrton dot më çështjen e mandateve të deputetëve.
'Tani bllokohet gjithçka. Për efektin kohë. 6 muajt e fundit GJK nuk shqyrton dot. Kjo është qasja. Pse e çojnë veten në këtë derexhe? Njeriu ka moral. Gjithë opinioni e kanë lexuar kështu, vetëm këto e lexojnë ndryshe. Edhe zonja Pushka. E di Gjykata Kushtetuese, nuk jemi ne kompetentë.'
Deputeti demokrat Dashnor Sula foli në 'Sot Live në Shqipëri' foli edhe për listën e pritshme të PD-së në zgjedhjet e 2025 dhe a është e vlefshme me Berishën kandidat për kryeministër.
Sula tha se asnjë nga ata opozitarë që po bëjnë betejë kundër mazhorancës nuk është i përfolur për afera, apo për përdorimin e Sky Encro.
'Mos merr Sali Berishën. Më merr mua. Nuk qeveris vetëm kryeministri. Bind këdo unë, dhe i them më krahaso mua me ndonjë që ka aty ministria apo të arratisur. Pse përfolemi ne për Sky për Encro Chat?! Ka pra burra të mirë. Çfarëdolloj gjynafi të ketë opozita nuk krahasohet me këtë llum të kësaj mazhorancë. Uji është qelbur saqë nuk rrihet më. Edhe nesër nëse vijmë dhe bëjmë rrugën e këtyre do na rrëzojnë qytetarët shqiptarë.'
Më tej thotë se së bashku me deputetë të tjerë po bëjnë gati një padi penale për ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu pasi sipas tij po favorizohen spitalet private.
'Nuk duhet kalcifikimi. Njerëzit po luftojnë, po japim programin tonë. Për buxhetin e shtetit, bëmë një amendament, nuk ishte politikë, janë mbi 60 mijë persona që identifikohen me substanca tumorale. Janë aq kriminel bëjnë lek me njerëz të sëmurë. Nuk ka pajisje për sëmundjet tumorale. Si ka mundësi nuk i ofron shërbime njerëzve në nevojë. Do i kërkoj grupit parlamentare duhet bërë kërkesë për ndjekje penale ministres së shëndetësisë. Kanë favorizuar privatin, ka shpërdoruar detyrën. Është kriminale. Ky është regjimi. Çfarë kërkoni armë të na vrasin.'
Dash Sula mbas Majit 2025 do punoi Roje te Rrugica e Shpresës se nuk e vë më Deputet Non Grada, boll e përdori Osman Gazepi.
Përgjigju