ManeTCI rrit ofertën e punësimit për
të mbështetur rritjen e kompanisë
Kompania ManeTCI, një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, pjesë e Balfin Group - grupit më të madh të investimeve private në Shqipëri dhe rajon, ka hapur së fundmi një numër të konsiderueshëm vendesh vakante për pozicione të ndryshme.
Kompania ManeTCI, një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, pjesë e Balfin Group - grupit më të madh të investimeve private në Shqipëri dhe rajon, ka hapur së fundmi një numër të konsiderueshëm vendesh vakante për pozicione të ndryshme. Koordinator Zhvillimi, Drejtues i Zyrës Teknike, Inxhinier QA, Teknik Elektro-mekanik, Drejtues Kantieri, Inxhinier Zbatimi, Kostoist, Koordinatore Trajnimi & Zhvillimi etj. Por përse kaq pozicione të reja në një kohë kaq të shkurtër? Zgjerimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i kompanisë ManeTCI dhe Grupit Balfin ka sjelle nevoja imediate për shoqërinë të rrisë në mënyrë të vazhdueshme talentet e saj, duke i promovuar ato në pozicione kyçe dhe strategjike. Gjithashtu, rritja e investimeve që Grupi Balfin bën në fushën e Pasurive të Paluajtshme ka bërë që kompania ManeTCI të rritet në mënyrë të shpejtë. ManeTCI ka hapur oferta punësimi në tregun e punës si rrjedhojë e rritjes së biznesit të kësaj kompanie, në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme, duke pasuruar portofolin e ndërtimeve dhe shërbimeve me projekte të reja.
“Është koha që të zgjerojmë skuadrën tonë të punës, për t’iu dhënë këtyre projekteve kohën dhe vëmendjen e duhur”, shprehet Ermelinda Nezaj, Drejtuesja e Burimeve Njerëzore pranë ManeTCI. Departamenti i Burimeve Njerëzore në ManeTCI është i pozicionuar si element strategjik dhe partner në zhvillimin e biznesit. Ndër vite një fokus i veçantë ka qenë rritja e investimit në burime njerëzore, për të siguruar cilësinë jo vetëm në ndërtim por dhe në zhvillimin e Burimeve Njerëzore. Prej 15 vitesh në tregun e zhvillimit të pasurive të paluajtshme, ManeTCI rendit ndër sukseset më të mëdha vlerësimin e punonjësve si asetin më të rëndësishëm të kompanisë dhe krijimin e një kulture të mirëfilltë organizative e mbështetur në vlerësim të drejtë, respekt dhe zhvillim. Ne kujdesemi që punonjësit tanë të zhvillohen me hapin e risive teknologjike, duke mundësuar rritjen e tyre profesionale paralelisht me rritjen e kompanisë”.
Investimet e reja dhe rritja e shpejtë dhe vazhdueshme e shoqërisë, por dhe e Grupit Balfin, nxisin kërkesën në rritje për profesionistë të përkushtuar. “Rritja nxit krijimin e pozicioneve të reja të punësimit dhe nevojës për afrimin e talenteve te reja, ndaj ne jemi gjithmonë në pritje të aplikimeve për të gjithë profesionistët që kanë kualifikimin dhe dëshirën për të qenë pjesë e skuadrës sonë” – përfundon Nezaj.
Rreth ManeTCI
Kompania e ndërtimit Mane TCI, pjesë e Grupit Balfin, është kompania e parë dhe e vetme e cila integroi konceptin europian të qendrave tregtare dhe që në vazhdimësi ka sjellë risi në fushën e ndërtimit. Fokusi ndaj inovacionit dhe ndaj kërkesave në rritje të klientëve, e kanë nxitur kompaninë drejt përmirësimit dhe pasurimit të tregunt të ndërtimit në Shqipëri. Ndërtimi i një përvoje të kënaqshme dhe i një stili ndryshe jetese, ndërtimi i komuniteteve dhe ofrimi i sigurisë dhe mirëmbajtjes mbeten në ADN e ManeTCI.
QTU, TEG, Rolling Hills, Vala Mar Residences janë disa prej projekteve në fushën e ndërtimeve cilvile dhe industriale të zhvilluara nga ManeTCI.
http://www.manetci.al/al/, http://www.manetci.al/al/karriera
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 3499
Lajme të tjera
-
Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë
25 Prill, 17:54
-
Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia
25 Prill, 17:53
-
Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë
25 Prill, 17:26
-
Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik
25 Prill, 17:25
-
VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian
25 Prill, 17:19
-
Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit
25 Prill, 17:15
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0
25 Prill, 17:02
-
Histori rrëqethëse të ‘91, si kaluan detin shqiptarët me anijen e shpresës, Arbëreshi Mario Calivà rrëfen copëza historie…
25 Prill, 17:01
-
Bardhi përgënjeshtron SPAK: Kemi bërë kallëzim, por ishte vetëm një ‘info’
25 Prill, 16:55
-
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
25 Prill, 16:53
-
Pogradec/ Kërkohej për plagosjen e shokut, kërcënon me armë punonjësit e Task Forcës që shkuan të verifikojnë ndihmat ekonomike
25 Prill, 16:50