Maqedoni, arrestohet prokurorja e posaçme Katica Janeva, e dyshuar për skandalin ‘zhvatja’

Policia maqedonase ka arrestuar sot prokuroren e posaçme Katica Janeva, e cila mund të jetë përfshirë në skandalin e korrupsionit të njohur si “zhvatja”.

Në momentin e  arrestimit, policia bllokoi rrugën që çonin tek shtëpia e saj në një lagje në jugperëndim të Shkupit. Hollësitë rreth ngjarjes pritet së shpejti të njoftohen nga Prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut.

Katica Janeva u mor në pyetje të martën në Prokurorinë publike, ndërkohë që vetë ajo tha se atje shkoi në cilësinë e dëshmitarit duke mohuar përfshirjen e saj në  skandalin e korrupsionit.

Skandali i publikuar në gazetën italiane La Verita ka tronditur themelet e gjyqësorit në Shkup. Në videon e publikuar duket Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, duke dalë së bashku me një ndihmës të tij nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev me dy valixhe të mbushura me para. Boki 13 në këtë rast dyshohet si një lloj ndërmjetësi i prokurores Katica Janeva në këtë skandal të madh korrupsioni.

Ndërkaq, biznesmeni Kamçev është i akuzuar për pastrim parash dhe vepra të tjera kriminale. Komunikimi i tij me njeriun e afërt të kryeprokurores së posaçme dhe korruptimi apo zhvatja, kishte të bënte me lehtësimin e rrethanave të arrestit të tij

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • None: 21/08/2019 16:51

    BE dhe Maqedonia e Veriut deshtuan me Prokurorine e Posacme per nje fakt shume te thjeshte, kerkuan te dukeshin se po ngrinin nje drejtesi te forte duke fshehur realitetin objektiv si dhe duke filluar, hetuar dhe gjykuar ceshtje penale me ane te procedurave qe te shumten e rasteve ishin te parregullta. E njejta gje ka ndodhur edhe ne Rumani apo Kroaci. Edhe ne regjimin komunist jane denuar ministra dhe zyrtare te larte, por kjo nuk do te thote se kishte drejtesi. Nje mesim i mire per Shqiperine ky rast, Asnjehere nuk mund te behet drejtesi duke perdorur veprime dhe procedura te parregullta dhe te kundraligjshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin