Maqedoni, kapen 152 kg marijuanë
pranga 2 shqiptarëve e 1 maqedonasi

MAQEDONI - Policia maqedonase ka sekuestruar një sasi të madhe droge me orgjininë nga Shqipëria, në bashkëpunim me forcat policore nga Serbia. 152 kg marijuanë e tipit skank është kapur duke ardhur nga Shqipëria me destinacion Serbinë dhe Europën perëndimore raporton Ministria e Brendshme në Shkup, sipas të cilës droga është e një cilësie shumë të lartë.

Lajmin e ka njoftuar në një konferencë për shtyp vetë ministrja Gordana Jankullovska, sipas së cilës janë arrestuar shtetasit shqiptarë Feim Strataj 34 vjeç, Albert Lamaj 31 vjeç, shtetasi maqedonas Abdulla Ramadani 58 vjeç ndërkohë që shtetasi serb Dragan Puhovaç 42 vjeç është shpallur në kërkim. Këta persona bëjnë pjesë në një organizatë kriminale ndërkombëtare.

Shqiptarët kanë hyrë me një makinë tip Benc Mercedes me targa shqiptare në Qafë Thanë dhe kanë negociuar me maqedonasin për shitjen e sasisë së drogës. Më pas, 58-vjeçari Ramadani ka marrë pakot me drogë dhe është nisur në drejtim të Shkupit me një furgon tip Benc Mercedes, i shoqëruar nga dy shqiptarët por është ndaluar nga policia në rrugën midis Strugës dhe Ohrit, ku iu gjetën 47 pako me substancën narkotike.

Maqedonasi deklaroi se do të fitonte 1.000 euro për çdo kilogram droge të transportuar në drejtim të Serbisë.

Në total, 10 ditët e fundit Maqedonia ka sekuestruar 660 kg marijuanë dhe heroinë, tha ministrja. Mbi 500 kg të ngarkuara në Elbasan në një maune maqedonase janë sekuestruar sërish nga policia e vendit fqinj.

Shkrimi origjinal

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngec integrimi i Shqipërisë në BE, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

John

“100 vjet nga udhëtimi i Justin Godart në Shqipëri”, konferenca shkencore e mbajtur sot në Akademinë e Shkencave