Maqedonia e Veriut merr 3.000 dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V

Maqedonia e Veriut merr 3.000 dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V

Të dielën në Maqedoninë e Veriut kanë arritur 3.000 vaksina ruse Sputnik V, nga rreth 200.000 sa janë porositur nga Rusia për vaksinimin e popullsisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, së bashku me ambasadorin rus Sergej Bazdnikin, pritën vaksinat në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, tha se këto doza do tu jepen të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe kategorive të tjera.

 “Vaksina është e sigurt dhe efikase. Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë popullit maqedonas me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta. Jemi të gatshëm që bashkëpunimin ta zgjerojmë edhe në sfera tjera”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në Shkup, Sergej Bazdnikin.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani kanë arritur vetëm rreth 8.000 doza të Pfizer, edhe atë si ndihmë nga Serbia.

Lidhur me rritjen e numrit të rasteve me koronavirusin e ri, ministri Filipçe, deklaroi se institucionet po e ndjekin me vëmendje situatën, por se për momentin nuk ka ndonjë plan për mbyllje apo masa

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në klinikat e Qendrës Universitare në Shkup dhe spitalet e qyteteve tjera janë duke u trajtuar 825 persona ndërsa shtretër të lirë ka edhe për 300 persona.

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka nisur tre javë më parë, por për dallim nga më parë nuk ka rritje të numrit të viktimave. Që nga fillimi i pandemisë janë rregjistruar mbi 106.000 persona dhe 3.185 e kanë humbur jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë