Nis numërimi për zgjedhjen e presidentit në Maqedoninë e Veriut, ku renditet kandidati shqiptar

Nis numërimi për zgjedhjen e presidentit në Maqedoninë e Veriut, ku renditet kandidati shqiptar

Ditën e sotme populli i Maqedonisë së Veriut ka votuar për zgjedhjet presidenciale. Në këtë garë kanë qënë tre kandidatë. Stevo Pendarovski i Lidhjes Social Demokrate, i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe partitë e tjera të koalicionit qeveritar, Blerim Reka i mbështetur nga partitë shqiptare të opozitës Aleanca dhe Lëvizja Besa, si dhe Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së.

Në këtë proces zgjedhor u vu rë një pjesëmarrje mjaftë e ulët e popullsisë ku deri në orën 18:30 minuta pati vetëm 39.71% të votuesve që shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës. Kujtojmë se një garuesi për të fituar zgjedhjet qysh në raundin e parë i nevojiten gjysmat e 1 milion e 808 mijë votave. Megjithatë sipas kreut të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, procesi zgjedhor ka kaluar pa probleme dhe pa ndonjë incident të theksuar. Procesi zgjedhor është mbyllur sot në orën 19:00, ndërkohë që nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen e internetit janë publikuar edhe rezultatet fillestare nga numërimi i votave.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në konferencë për shtyp, kandidati shqiptar për kryetar shteti në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, u shpreh i kënaqur nga rezultati që ka arritur në këtë cikël zgjedhor.  Reka tha se në komunat shqiptare ka fitore 3 me 1 ndaj kundër kandidatëve, ndërsa shtoi se ka marrë vota në çdo komunë maqedonase. Ai shtoi se partitë në pushtet kanë ushtruar një presion të madh kundrejt votuesve shqiptarë. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, reagon kandidati shqiptar: Elektorati i kapur

1555880598_BlerimReka1.jpg

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në konferencë për shtyp, kandidati shqiptar për kryetar shteti në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, u shpreh i kënaqur nga rezultati që ka arritur në këtë cikël zgjedhor.  Reka tha se në komunat shqiptare ka fitore 3 me 1 ndaj kundër kandidatëve, ndërsa shtoi se ka marrë vota në çdo komunë maqedonase. Ai shtoi se partitë në pushtet kanë ushtruar një presion të madh kundrejt votuesve shqiptarë. 

"Falënderoj të gjithë ata që votuan për ne dhe ata që nuk votuan për ne duke e ditur se kanë qenë në një shantazh të madh sot. Falënderoj dy partitë politike që na përkrahën dhe juve medieve që keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Ne jemi shumë të kënaqur. Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqim ne, ndërsa në të gjitha komunat maqedonase kemi marrë vota. Maqedonia do të jetë një shtet i të gjithëve. Ne menduam se në një shtet që e quajtëm të kapur, menduam se mund të krijojmë një shtet, por nuk e menduam se mund të kishte dhe elektorat të kapur", deklaroi Reka.

Ora 22:10
Pendarovski i LSDM-së udhëheq garën presidenciale, numërohen më shumë se 65% e votave

Në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë publikuar rezultate të reja nga numërimi i votave për presidencën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave deri më tani janë numëruar 65.56% e votave. Ai që kryeson renditjen deri në këtë pikë të numërimit të votave është kandidati Stevo Pendarovski që ka 45,21%, të votave. Në vend të dytë është  kandidatja Gordana Siljanovska Davkova që ka marrë 41,39%, ndërsa kandidati Blerim Reka ka vituar 11,81% të votave të numëruara.

Ora 21:39
Numërohen më shumë se gjysma e votave, kush kryeson në garën për president në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në 'ueb' faqen e tyre në internetit jozyrtarisht ka filluar të publikojë rezultatet fillestare. Sipas të dhënave deri më tani janë numëruar 53,76% të votatve, ku sipas rezultateve garën e kryeson kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,71%.

Pas Pendarovskit, me një rezultat të ngushtë renditet kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 41,08%. Ndërsa i treti është kandidati shqiptar i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 12,05%.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erti: 21/04/2019 23:17

    Edhe Maqedonia i Numero Votat Brenda 1 Ore Vec Ketu ke ne Del Rezultati Mbas 1 Jave,Edhe duam Te Futemi Europe Ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi