Maqedonia Veriut në NATO, Basha: Historike, do i shërbejë paqes e sigurisë në rajon

Maqedonia Veriut në NATO, Basha: Historike, do i shërbejë paqes e sigurisë në rajon

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur dhe uruar Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e saj në NATO. Basha e cilësoi vendimin plotësisht të merituar edhe pse i vonuar duke e cilësuar një ngjarje historike për fqinjin tonë. Maqedonia e Veriut në NATO, tha Basha do i shërbejë paqes dhe sigurisë në rajon.

“Kam kënaqësinë të uroj përzemërsisht, fqinjin tonë, autoritetet shtetërore, vëllezërit dhe motrat tona dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mirëseardhjen në familjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Pa asnjë mëdyshje, ky është një proces i vonuar, por një arritje plotësisht e merituar, një ngjarje historike për MV dhe me peshë gjeostrategjike për NATO-n, që do të shërbejë si një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë. Uroj dhe besoj fort që shpejt aleancës sonë t’i bashkohen edhe vendet e tjera të rajonit, dhe që politika e suksesshme e zgjerimit të NATO-s në rajon, të shërbejë si shembull për procesin e anëtarësimit të vendeve tona mbi bazë të meritës në Bashkimin Europian”, shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Maqedonia zyrtarisht në NATO, të hënën ngrihet flamuri në Bruksel


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme