Maqellarë/U zhduk një javë më parë, familjarët e 21-vjeçarit: Dyshojmë se e kanë rrëmbyer

Familjarët e një 21-vjeçari alarmuan mungesën e tij prej një jave. I riu, Mateo Aga, është zhdukur pa gjurmë mbrëmjen e një jave më parë, sipas të afërmve. Ata kanë rrëfyer edhe lëvizjet e fundit të djalit të tyre, përpara se të zhdukej. Në orën 21.35, pasi ka dalë nga një lokal në Maqellarë, ka vajtur në shtëpi në fshatin Grezhdan me makinën e një bashkëfshatari.

"Ka qenë me një bashkëfshatar deri në orën 10 e 30 e pastaj ka ikur për në shtëpi. Ka qenë i ulur në tavolinë vetë i katërti dhe më pas ka ikur për në shtëpi", ka thënë një prej dëshmitarëve në lokalin e Maqellarës.

Dëshmia për zhdukjen e 21-vjeçarit

Sipas të afërmve aty ka hequr rrobat që kishte veshur dhe mendohet se ka veshur rroba të tjera dhe një xhup ngjyrë ushtarake. Të afërmit thonë se i riu nuk ka patur telefon me vete dhe bisedat i bënte nga telefonët e shokëve. Ata dyshojnë se i riu ka dalë nga shtepia, pasi është thirrur nga ndonjë shok. Nga ai moment familjarët nuk kanë asnjë informacion për djalin për të cilin dyshojnë se është rrëmbyer dhe luten që nëse dikush ka informacion të telefonojë në numrin 0682044141.

Mateo Aga

Ndërkohë policia vendore e ka shpallur person të zhdukur 21-vjeçarin dhe ka dorëzuar dokumentat në prokurori. Sipas informacioneve, xhaxhai i tij, Robert Aaga, është shef i qarkullimit në qarkun e Kukësit, por nuk dihet nëse kjo ka lidhje me zhdukjen e nipit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët