‘Margarita Xhepa me rol nderi, ‘Bubbles’ si etyd për pritjen’, Meri Dishnica me film: Kasti e produksioni italian! S’ ka kohë as vend, është gjendje humane

Ndërsa në dritaren e Sol dielli lind, Fred mund të shikojë perëndimin e tij. Kjo është simbolika, që autorja Meri Dishnica ka zgjedhur për të përshkruar distancën mes dy të dashuruarve në filmin e shkurtër “Bubbles”. Krishtlindja duhet të shënojë bashkimin mes tyre, por pritja do të jetë e gjatë...

“’Bubbles’ ka lindur si një etyd për priten, ndërsa tema është universale. Ti mund të jesh në Shqipëri, në Kinë, në Brazil dhe prapë të ndjesh pritjen njësoj. Filmi është për eksperiencën humane të pritjes. Ne shpesh herë ndihemi të bllokuar në pritjet tona, presim gjërat tona, nga ato më të voglat deri tek ato më ekzistencialet, presim dhe ndërsa presim mund të na kalitet durimi apo edhe mund të menaxhojmë keq stresin”, thotë Dishnica.

Filmi, me regji e skenar të Dishnicës, (që po ashtu mer pjesë në film si aktore)  u prezantua në kinema ‘Milenium’ si një produksion italian, në kuadër të nismës “Italian Screens”. Protagonistë janë  aktorët italianë Valeria Zazzaretta dhe Barnaba Bonafaccia, ndërsa rolin e heroinës në moshë të thyer e plotëson aktorja Margarita Xhepa.

“Ky është një himn për durimin, produksioni i huaj, kasti i huaj, përveçse Margarita Xhepës. Elementët shqiptarë në film janë Margarita Xhepa, që vjen me një rol nderi, me një rol të vogël nderi por shumë domethënës dhe unë si autore skenari dhe regjisore”, shton më tej Dishnica.

Xhirimet e filmit po ashtu janë realizuar në Itali ndonëse ngjarja mund të ambientohet kudo e në çdo kohë.

“U krijua mundësia që të xhirohej në Itali sepse shtëpia e produksionit (Piano B) e pa të arsyeshme ta xhironte aty, por ky skenar mund të xhirohej kudo, pikërisht prej universalitetit të temës , pa kohë pa vend, thjesht gjendja humane.

Të bërit film siç tregon Dishnica, ka sfidat e veta, veçmas për vajzat e gratë.

“Ka sfida, në Shqipëri kam hasur goxha sfida! Fakti që filmi u prodhua në Itali dhe jo në Shqipëri tregon se këtu ka pasur disa pengesa, që gjërat nuk kanë rrjedhur ashtu si duhet, ndërsa aty e pranuan... Është përzgjedhur në shumë festivale, në Europë, në Amerikë, në Kanada dhe njerëzit e pëlqejnë, edhe sepse e ndiejnë në një farë mënyre”, thotë më tej.

Do të jetë sërish produksion i huaj siç tregon filmi i saj i radhës.

“Ndonëse unë jam e prirur kryesisht në zhanrin ‘thriller’ jemi duke përgatitur një dramë romantike, nëse realizohet, sepse jemi në pritje të organizmit të fondeve, produksion italo- portugez dhe me një përqindje të vogël shqiptare. Është për dashurinë, sa gati jemi për dashurinë!”, thotë Dishnica.

A.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Totalisht i ftohtë, si reagoi Ergdys Arrazi kur mori vesh lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumë! Mohon të ketë ushtruar dhunë

Totalisht i ftohtë, si reagoi Ergdys Arrazi kur mori vesh lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumë! Mohon të ketë ushtruar dhunë