E pagëzuar si Neomalësorja, deputetja 25-vjeçare, e shumë diskutuar dhe promovuar nga vetë kryeministri Edi Rama, vendosi të mos jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialsite.
“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë", shkroi Koçeku.
Me këtë postim, Marjana Koçeku, vetëm 9 muaj në parlament, largohet duke u distancuar nga mazhoranca socialiste, ndonëse në zgjedhjet e 11 majti 2025, kryesoi listën e mbyllur në Qarkun e Shkodrës, duke patur të garantuar mandatin, pa u përpjekur të mbledhë vota, në një zonë të vështirë elektorale.
Pa dhënë detaje mbi arsyet e kësaj vendimarrje, Koçeku lë të kuptohet se ka krijuar pakënaqësi të thella me qeverisjen apo partinë socialsite, kur thotë se “kufitjë ia caktojnë idealet e vlerat e saj”.
Vendimi i saj bëri jo pak bujë, dhe erdhi në një kohë jo të qetë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, të cilit prej 15 ditësh, mijëra protestues po I kërkojnë dorëheqjen.
Megjithatë, deri më tani nuk ka patur reagime nga asnjë eksponent i Partisë Socialiste. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kreu i tij Taulant Balla mësohet të ketë deklaruar se nuk ka patur dijeni për vendimin e saj, e madje se ka dështuar në përpjekjet për ta kontaktuar. Për këtë arsye, deri sa të komunikohet me të, për të mësuar motivet e largimit, ai ka kërkuar që të shmangen komentet publike.
Vendimi i Marjana Koçekut i publikuar ndërsa në shesh mbahej protesta u prit me mjaft entuziazëm, madje edhe me një ftesë për tju bashkuar protestuesëve.
Por jo të gjithë ndajnë të njejtin mendim. Disa paralajmërojnë braktisjen e protestës nëse Koçeku bëhet pjesë e saj.
Në rrjetet sociale reagimet kanë qënë të shumta. Jo vetëm përgëzime. Por dhe kritika të ashpra, duke i kujtuar asaj se mandatin nuk e ka të fituar por të dhuruar nga PS, e për pasojë nuk mund të jetë deputete e pavarur, por do duhet ta dorëzojë mandatin. Të tjerë, i kërkojnë që të japë një shpjegim më të qartë për arsyet.
Vendimi ka ngjallur revoltë edhe në bazën e PS. Studentja Helena Kaçe, e cila hapi kongresin e PS-së, e ku Edi Rama tha se ajo do të jetë pasardhësja e tij në parti, shkruan: “Ka një lloj hipokrizie dhe mosmirënjohje në politikë. Të futesh në Parlament përmes listave të mbyllura, me votat dhe angazhimin e një partie, e pastaj të kujtohesh se ‘idealet e kufijtë moralë’ të shtyjnë të dalësh e pavarur. Pavarësia e vërtetë nuk nis duke dorëzuar teserën e mbajtur karrigën. Nis duke dorëzuar mandatin. Sepse ato vota që të sollën në Parlament ishin të njerëzve që votuan një logo dhe vision politik. Nëse idealet e tua nuk përkojnë më me atë shtëpi politike, hapi më parimor është tua kthesh mandatin atyre që të besuan. Suksesep aç në rrugëtimin tënd të ri Marjana si e pavarur, po bëje si duhet: Dorëzo mandatin!”
Anëtari socialist i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi shkruan se nëse një deputet nuk përfaqëson më forcën politike me të cilën është zgjedhur, atëherë duhet të dorëzojë mandatin, duke theksuar se mandati nuk është pronë personale, por besim i dhënë nga votuesit dhe partia.
"E vlerësoj vendimin e znj. Koçeku për t’iu bashkuar një kauze që sot ka zgjedhur ta quajë edhe të sajën. Megjithatë, është e vështirë të mos vëresh se të gjitha ato kauza që sot i zbulon me pasion kanë qenë aty edhe dje, edhe pardje, madje edhe ditën kur ajo pranoi të bëhej pjesë e Partia Socialiste e Shqipërisë si deputete e sigurt në një nga zonat më të vështira politike të PS.
Kur kauzat kërkonin betejë parlamentare, ajo kishte e ka mandat, zë, karton dhe mikrofon. Sot, pasi ka shijuar privilegjet e përfaqësimit, zgjedh të largohet duke u sjellë sikur sapo ka zbuluar realitetin. Nëse beson se nuk përfaqëson më Partinë Socialiste, atëherë akti politik nuk mbaron te dorëzimi i teserës (që nuk e di nëse e ka) por tek dorëzimin e mandatit.
Mandati nuk është valixhe personale që merret me vete sa herë ndryshon destinacioni apo mendimet e adoleshencës politike. Ai është besim i dhënë nga një komunitet, nga një ekip dhe nga një forcë politike si Shkodra ku socialistët aty kanë bërë beteja që ajo të jetë në Kuvend. Ndaj e dashur Marian, suksese paç, por dorëzo mandatin! Të tjerat pastaj, do të fluturojnë si flamingot. Disa drejt horizontit, disa drejt kamerave. Koha do të tregojë se ku do të ulen", shkruan ai.
Koçeku e siguroi mandatin për shkak të renditjes së saj në listën e mbyllur, pa iu dashur të luftojë në listë të hapur e të sigurojë vota. PS arriti të marrë 4 mandate në qarkun e Shkodrës, por edhe sikur të fitonte një të vetëm, ai mandat do t’i takonte Marjana Koçekut, e para në listë. A do ta dorëzojë apo jo mandatin Marjana Koçeku është pikëpytja që shoqëron aktin e saj.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar për largimin e Marjana Koçekut nga grupi i PS duke thënë se është keqpërdorur mandati i dhënë nga partia.
Ai thotë se është normale nëse dikush nuk e gjen më veten në një forcë politike, por ndërkohë është shkelur besimi i PS. Më tej, Ndreu thotë se duhet të mbizotërojë morali i malësorit, “ku ha bukë, mos përmbys kupë.”
“Malësorët, e as neomalësorët, nuk kanë shitur e as blerë as abuzuar kurrë atë që u është dhënë me mirëbesim dhe respekt.
Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është krejt normale.
Por nderi i caktimit në krye të listës politike të qarkut më të madh në veri, pa asnjë kontribut politik të mëparshëm, moralisht nuk duhet të keqpërdoret.
Heqja dorë nga mandati i marrë në sajë të votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku.
Kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi, për sa kohë që keqpërdoret mandati i dhënë politikisht nga PS.
Përtej ekzaltimeve të disave që besojnë se u shemb bota, duhet të mbizotërojë morali i malësorit, aty ku ha bukë, mos përmbys kupë”, shkruan Ndreu.
Komente











...'asocim", kjo as shqipen nuk e flet mire, jo me te perfaqesoje njerez ne Parlament.
PërgjigjuBesa-Besë , nga Dukagjini 24 karakt !
PërgjigjuShume mire beri qe u largua se 1 nga 1, i mbaron rames super maxhoriteti ne parlament. I sherben me shume protestes nese e mban mandatin, se nese iken fare rama e zevendesone me nje tjeter zegjine.
PërgjigjuNe kte pike deputetet e ps kane te drejte,ta provonte ne liste te hapur dhe ta provoje ne zgjedhjet e ardheshme se fiton si è pavarur.E kan provuar edhe te tjere listen e pavarur por nuk kan mare gje . Kjo zonjusha po ben planet se do te bie qeveria dhe kur te behen votimet te kandidoje si è pavarur ose te ndonje partie tjeter.Loje me dy fytyra i thone kesaj
PërgjigjuQë kjo neomaloke duhet të dorëzoi mandatin është e drejtë por ata që e futën te listat e mbyllura a kanë ndonjë fije moral,a kanë përgjegjësi,po turp a kanë.
Përgjigju