Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se NATO do të fillojë stërvitjen e saj vjetore bërthamore.

Deklarata e tij vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se do të ketë ndryshime në doktrinën bërthamore të Rusisë për të dekurajuar aleatët perëndimorë të Ukrainës që të mbështesin sulmet ndaj vendit të tij.

Avionët luftarakë F-35A dhe bombarduesit B-52 do të jenë në mesin e rreth 60 avionëve nga 13 vende që do të marrin pjesë në stërvitjen Steadfast Noon, të organizuar nga Belgjika dhe Holanda, thanë zyrtarët e NATO-s.

“Në një botë të pasigurt është jetike që të testojmë mbrojtjen tonë dhe të forcojmë mbrojtjen tonë në mënyrë që kundërshtarët tanë të dinë se NATO është gati dhe është në gjendje t’i përgjigjet çdo kërcënimi,” tha Rutte në Londër pas takimeve me kryeministrin Keir Starmer dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Më tej ai theksoi se e gjithë stërvitja do të fokusohet veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Detin e Veriut, por edhe Belgjikën dhe Holandën.

Ndërkohë raportohet se do të marin pjesë rreth 2,000 ushtarak. Stërvitja do të fillojë të hënën dhe do të zgjasë për rreth dy javë, sipas zyrtarëve nga aleanca ushtarake transatlantike prej 32 anëtarësh.

Zyrtarët e NATO-s nënvizuan se kjo stërvitje nuk ishte një përgjigje ndaj ndonjë deklarate të fundit nga Moska dhe se stërvitjet ishin zhvilluar çdo vit për më shumë se një dekadë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%