Deputeti i PDK-së: Kurti po cënon vizionin amerikan për rajonin, do ta fusin në listën e zezë! Mbështetja e Ramës ndaj nesh e fuqishme

Prej shumë kohësh marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve kanë pasur ulje-ngritje të vazhdueshme, duke bërë që në opinionin publik mbarëshqiptar të ngrihet pyetja se mos partneriteti mes dy vendeve ka pësuar “krisje”.

Vendimi i fundit i qeverisë kosovare, për ndalimin e dinarit serb në tregun e saj, acaroi marrëdhënien mes dy shteteve, duke sjellë deklarata shteruese dhe të rënda nga zyrtarë të SHBA-së në Kosovë, si ajo e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se “mospajtimet e dinarit kanë prekur cilësinë e partneritetit Kosovë- SHBA”.

Për të sjellë një këndvështrim ndryshe si faktor i brendshëm në politikën kosovare, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, ishte deputeti i PDK-së në Kosovë, Isjen Berisha.

Berisha tha se sjellja politike e kryeministrit Albin Kurti ka vënë në pikëpyetje zbatimin e vizionit të SHBA-së për Kosovën dhe rajonin, duke bërë që amerikanët të mbajnë qëndrime të prera.

“Janë ndërtuar kauza mbi çështje të ndjeshme politike mbi procesin e shtetbërjes apo përmbylljes së shtetbërjes në Kosovë, kjo është një realitet, por deri më sot nuk kemi pasur përveç sugjerimeve si partnerë, thirrjeve si aleat, Shteteve të Bashkuara flas në veçanti, nuk kemi pasur një reagim të tillë (për deklaratën e Hovenier) të prerë. Kjo tregon se në këtë proces janë prekur vijat e kuqe të gjeostrategjisë amerikane për rajonin dhe gjykimi që po përdoret koncepti i shtetit dhe pavarësisë për përfitime politike të brendshme është e qëndrueshme dhe unë këtë nuk e mora si një lloj sulmi apo akuza të drejtpërdrejtë por një thirrje që duhet parë nga prizmi edhe historik i procesit politik dhe lidershipeve kosovare në përgjithësi dhe shqiptare në rajon”,- tha Berisha.

Deputeti i PDK-së vlerësoi me superlativa deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur pak kohë më parë se Shqipëria do t’i qëndrojë pranë Kosovës në çdo skenar të mundshëm, duke mos përjashtuar edhe në shpërthimin e një lufte mes saj dhe Serbisë.

“Çdo sulm mbi Kosovën është sulm mbi Shqipërinë. I qëndrojmë pranë edhe nëse përdoren armët”,- është shprehur Rama.

“Në Kosovë ka pasur një peshë të jashtëzakonshme, në mua personalisht që e njoh procesin politik edhe para luftës edhe gjatë luftës, kjo deklaratë ka pasur peshën e njejtë me deklaratën e fuqishme kur i tërë spektri politik ka qenë në sheshin e Tiranës dhe kanë dalë me qëndrimin “Një komb, një qëndrim”.

Unë mendoj se kjo deklaratë e ka efektin sa të gjitha diplomacitë që mund të zhvillojmë ne dhe këtë e vlerësojmë shumë. Ka qenë një deklarim shumë inkurajues dhe një mesazh i qartë për të gjithë ata që mendojmë që mendojnë të jenë hegjemonë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të gjithë ata që pretendojnë të kenë akses sulmi apo ëndrre në trojet shqiptare, kjo ka qenë mesazh i qartë që kombi shqiptar është një dhe reagon si një dhe si i tërë”,- theksoi Berisha.

Berisha u shpreh se indiferentizmi i Kurtit ndaj thirrjeve të SHBA-së mund ta fusë atë në listën e zezë të amerikanëve.

“Mos harroni deklaratën e zotit Hovenier që thotë se Kosova është pjesë e gjeostrategjisë amerikane për rajonin që po të thotë se një lider dhe një qeveri mund të ketë një sjellje devijante  mirë po do të përfundojë në një “ish”.

Unë e kam paralajmëruar dhe e pres që ky person që ka penguar zhvillimin e demokracisë, ky person që e ka kthyer Kosovën në rrezikues i sigurisë globale, ky person që sot e ka kthyer Kosovë në një shtet i cili kritikohet pikërisht nga partnerët. E patë takimin në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë kritikohet nga aleatët më të fuqishëm të vendit tonë. Mendoj se shumë shpejt do ta shihni edhe në listën e zezë amerikane sepse po pengon jo vetëm politikat po edhe ,mbrojtjen e demokracive që ka objektiv SHBA, demokracive të reja kudo nëpër botë”,- tha ai.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta kopjon strategjitë e Ramës: Budalla e dini ju atë, po të ishte s’do rrinte 12 vite në pushtet

Meta kopjon strategjitë e Ramës: Budalla e dini ju atë, po të ishte s’do rrinte 12 vite në pushtet