Reforma Kushtetuese, Zaev siguron 80 vota, bën marrëveshje me partinë shqiptare

Reforma Kushtetuese, Zaev siguron 80 vota, bën marrëveshje me partinë shqiptare

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

MAQEDONI- Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, dhe kreu i lëvizjes Besa, Bilal Kasami, kanë arritur marrëveshje për votat “pro” të dy deputetëve të Lëvizjes Besa, për ndryshimet kushtetuese.

Sipas marrëveshjes, është pranuar ligji kushtetues për nënshtetësinë, e cila do të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, me të cilin do të shpjegohet etnia dhe do të konfirmohet në të gjitha ligjet që është e nevojshme.

Gjithashtu është pranuar propozimi për amendamentin 36 me të cilin konfirmohet se shteti në mënyrë të barabartë do të kujdeset për diasporën e qytetarëve të saj. Element shtesë në letërnjoftime do të jetë edhe përkatësia etnike e qytetarëve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë