Marrëveshja e Prespës/ Athina në flakë, grekët përplasen me policinë, 44 të plagosur (VIDEO-FOTO)

Marrëveshja e Prespës/ Athina në flakë, grekët përplasen me policinë, 44 të plagosur (VIDEO-FOTO)

Pamje nga protesta e grekëve në Athinë

Një javë pasi në parlamentin maqedonas u votua zyrtarisht ndryshimi i emrit të ri të Maqedonisë, në Greqi ky lajm ka ngjallur sërish reagim dhe protesta. Rreth 100 mijë qytetarë raportojnë mediat greke protestuan sot në sheshin Syntagma para Parlamentit kundër emrit të ri. Protestuesit kundërshtojnë Marrëveshjen e Prespës dhe thonë se kjo marrëveshje është tradhti ndaj popullit grek. Për të neutralizuar turmën e njerëzve, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa raportohet për 44 të plagosur, mes tyre 20 policë.

Protesta e grekëve vjen pas marrëveshjes që u arrit mes Tsipras dhe Zaev. Ata nënshkruan një marrëveshje që u firmos në brigjet e liqenit të Prespës. Kjo marrëveshje, jep mundësi për të zgjidhur konfliktet shumëvjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit të Maqedonisë. Pas kësaj, Maqedonia quhet tashmë “Republika e Maqedonisë së Veriut, por marrëvëshja duhet të kalojë edhe në parlamentin grek, gjë që kundërshtohet nga qytetarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
Përplasja në Athinë, plagosen policë dhe protestues

Nga përplasja në Athinë raportohet për disa policë të plagosur, por edhe protestues. Policia ka përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmën, por reagimi i protestuesve ka qenë i ashpër. Sipas mediave të vendit fqinj janë mbi 10 policë të plagosur dhe disa protestues, të cilët janë lënduar pasi kanë shkelur njëri-tjetrin duke u përpjekur për të dalë nga tuma. 

Ora 15:02
Athinë, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO-FOTO)

Policia ka rrethuar Parlamentin e Greqisë, ndërsa janë shënuar përplasjet e para mes efektivëve dhe protestuesve. Këta të fundit edhe pse të vogël në numër, kanë tentuar të hyjnë në pjesë e sipërme të sheshit në drejtim të Parlamentit, por kjo gjë është ndaluar dhe penguar nga policia.

Ora 14:27
Marrëveshja e Prespës, protesta në Athinë, grekët mbushin sheshin para parlamentit (FOTO)
Ora 14:22
Protesta kundër emrit të Maqedonisë, grekët përleshen me policinë, përdoret gaz lotsjellës

Qytetarët grekë janë përleshur me policinë sot në protestën para Parlamentit. Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve. Disa protestuesë janë lënduar, ndërkohë që mijëra qytetarë kanë mbërritur nga cdo cep i Greqisë në protestë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 21/01/2019 09:00

    Po për flamleshin e Vorio Leshit që tregojne fotot ka dikush për të thënë gjë? Ishalla u ka erdhur fundi të zhduken!

    Përgjigju
  • life: 20/01/2019 20:17

    mos e imitoni kurr grekun mos digjni vendin tuaj.sado e keqe te Jet nje qeveri mos destabilizoni vendin qe perfitojn vetem fqinjet grabitqar.e dogjet ne 97,donit ta digjnit me 21 janar,mos degjoni as keta tani.shqiptaret duhet te jen te bashkuar ne te mira e te keqija

    Përgjigju
  • Tirona: 20/01/2019 18:16

    Ballkan hesapi si ne EU apo jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 7.500m2 tokë në Vorë që iu shit nipit të Sadri Abazit! Arrestohet ish-kreu i komunës Bërxullë e 3 të tjerë

Tiranë/ Sekuestrohet 7.500m2 tokë në Vorë që iu shit nipit të Sadri Abazit! Arrestohet ish-kreu i komunës Bërxullë e 3 të tjerë