Marrëveshja e Serbisë me Rusinë, reagon Berisha: Kërcënim për Ballkanin Perëndimor! Dëshmohet qartë se Vuçiç është një Putin i vogël në rajon

Marrëveshja e Serbisë me Rusinë, reagon Berisha: Kërcënim për Ballkanin Perëndimor! Dëshmohet qartë se Vuçiç është një Putin i vogël në rajon

Aleksandar Vuçiç, Sali Berisha dhe Vladimir Putin

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar për marrëveshjen e ndërlidhur mes Serbisë dhe Rusisë e cila u nënshkrua dy ditë më parë nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ish kryeministri shprehet se kjo marrëveshje është një dëshmi e qartë e sjelljes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç e ngjashme me homologun e tij rus, Lavrov.

Ndër të tjera Berisha thekson se kjo lidhje mes Moskës dhe Beogradit, fakton gjithashtu se kryeministri ynë është një vasal i Presidentit serb, Vuçiç me mbështetjen e Ballkanit Perëndimor dhe se dënon këtë akt i cili sipas tij është kundër interesave të shqiptarëve.

‘Marreveshja Serbo- Ruse ne Neë York, nje kercenim i ri per Ballkanin Perendimor!

Te dashur miq, ministri i jashtem i Putin, Sergei Lavrov pasi deshtoi ne udhetimin e tij drejt Beogradit ne fillim te qershorit te ketij viti, vizite ne te cilen, siç deklaroi vete, do te shprehte mbeshtetjen per Ballkanin e Hapur, u takua dy dite me pare ne Seline e OKB dhe firmosi me ministrin e jashtem te Serbise, Nikolla Selakoviç, Marreveshjen per Bashkepunimin ne Politiken e Jashtme midis Moskes dhe Beogradit.

Kjo marreveshje deshmon qarte dhe perfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogel dhe presidenti i saj Vuçiç eshte nje Putin i vogel ne Rajonin tone.

Marreveshja e Beogradit me Mosken pas agresionit rus ne zemer te Europes ndaj nje vendi te lire, Ukraines, fakton se sa iluzive jane perpjekjet per te shkeputur Putinin e vogel te Serbise nga Putini i Madh i Rusise.

Duke denuar me force kete si nje kercenim per paqen ne rajonin tone, shtoj se marreveshja per bashkepunim ne politiken e jashtme midis Moskes dhe Beogradit provon gjithshtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbeshtetjen e Ballkanit te Hapur po punon me perkushtim per hegjemonine ruso - serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kunder interesave kombetare te shqiptareve. Sb’- shkroi Berisha.

Në mes të një luftë më zemër të Evropës në një shtet sovran, Serbia ka zgjedhur të nënshkruajë njëmarrëveshje me Rusinë duke nxitur kështu reagime të forta.

Lidhur me këtë reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi i Millosheviçit, mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç ishte edhe marrëveshja e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, e cila duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç nënshkroi marrëveshjen të premten së bashku me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov në margjinat e takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku shumica e delegacioneve perëndimore shmangën kryediplomatin rus lidhur me pushtimin e vendit në Ukrainë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turi: 25/09/2022 15:59

    ik o morracak,,ik o mut ,,te q...fte kina karminen....

    Përgjigju
  • Alban: 25/09/2022 15:03

    Ke hall se ste ecen muhabeti ty me vucicin o sali , nuk ben dot biznes te paligjishem me te

    Përgjigju
  • Gani: 25/09/2022 14:36

    O sali po ti deti dje u knaqe tu marr pre nga ruset e duke furnizu serbin me naft mer

    Përgjigju
  • Goni: 25/09/2022 14:35

    Nuk mund te mungonte reagimi i berishes ne ket rast ahahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet