Marrëveshja e Shekullit apo shuplaka e shekullit? Trump do të prezantojë projektin e tij për paqen mes Izraelit dhe Palestinës

Marrëveshja e Shekullit apo shuplaka e shekullit? Trump do të prezantojë projektin e tij për paqen mes Izraelit dhe Palestinës

Sipas lajmit të “Israel Hayom”, të cilin gazeta e mbështet në deklaratat e një zyrtari izraelit që ka kërkuar të mbetet anonim, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump në javët e ardhshme mund të shpalosë pjesën politike të "Marrëveshjes së Shekullit".

Në lajmin e saj gazeta nënvizon se Kryeministri Beniamin Netanjahu do ta kundërshtojë planin e administratës Trump në rast se plani përmban pika që bien në kundërshtim me interesat e Izraelit.

Zyrtari theksoi se e kanë informuar administratën amerikane në lidhje me pikat që janë të natyrës "vijë e kuqe" për Izraelin dhe se nuk do të bëjnë lëshime në këtë drejtim.

Plani "Marrëveshja e Shekullit"

Edhe pse nuk janë bërë të ditur ende detajet rreth "Marrëveshjes së Shekullit”, që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka përgatitur për të “zgjidhur” çështjen izraelito-palestineze, në mediat ndërkombëtare komentohet se ky plan nuk do të ofrojë zgjidhje për çështjen palestineze, por do ta thellojë edhe më tej atë.

Siç thuhet, plani përmban pika kundër palestinezëve, siç janë: lënia Izraelit e të gjithë Jerusalemit dhe vazhdimësinë e një pjese të madhe të vendbanimeve ilegale çifute në Bregun Perëndimor.

Thuhet se plani nuk e përmend fare të drejtën e kthimit për rreth 6 milionë refugjatët palestinezë, të cilët Izraeli i ka dëbuar nga tokat e tyre.

Kreu i shtetit palestinez Mahmud Abas e cilëson planin si “shuplakën e shekullit”, ndërsa thotë se përveç disa ndihmave ekonomike marrëveshja në fjalë nuk përfshin asgjë në favor të popullit palestinez.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin