Marrëveshja me Bullgarinë, kusht për Maqedoninë e Veriut/ Varhelyi vizitë në Shkup

Marrëveshja me Bullgarinë, kusht për Maqedoninë e Veriut/ Varhelyi vizitë në Shkup

Foto ilustruese

Komisioneri evropian për zgjerimin Olivier Varhelyi, Një ditë pas publikimit të progres Raportit ka vizituar sot Shkupin zyrtar, ku gjatë takimit me kryeministrin Zoran Zaev është shprehur se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare, por për  mbajtjen e saj nevojitet arritja e marrëveshjes me Bullgarinë..

“Është në interes të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë zgjidhje. Pa mirëkuptim në këto çështje, do të jetë shumë e vështirë të shkohet përpara. Është koha të arrihet marrëveshje. Shohim angazhim dhe jemi shumë optimistë. Nëse mund të ndihmojnë, do ta bëjmë. Nuk është e pamundur të gjendet zgjidhje, nuk do të dramatizoja shumë, por sigurisht është shumë serioze. Kemi proces negociues që është i njohur për vendin, por na duhet pajtim nga të gjitha vendet anëtare”- theksoi Varhelyi.

Në fjalën e tij euro komisioneri pati porosi të veçanta për ligjvënësit dhe qeverinë maqedonase, ku insistoi në përdorimin e një procedure normale në miratimin e ligjeve dhe jo të shpejtë siç ishte praktikuar vitet e fundit.

Kryeministri Zoran Zaev, theksoi se të gjitha shqetësimet e BE do të adresohen dhe se prioritetet e ekzekutivit do të harmonizohen me rekomandimet e theksuara në raportin e KE-së.

Raporti i KE-së publikohet në periudhën e re afirmimit të reformave dhe programit të Qeverisë. Ai paraqet mjet të shkëlqyeshëm për përcaktim të saktë të prioriteteve dhe planeve sektoriale në periudhën e ardhshme”-tha Zoran Zaev.

Në progres raportin e bërë publik ditën e djeshme vendi ka shënuar progres të pjesshëm në disa sfera, por pritet angazhim më i madh në gjyqësor, luftë kundër korrupsionit dhe në reformimin e administratës publike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/10/2020 03:37

    Fuqite e medha, I trazuan vete keto gjirize nje here e nje kohe,me traktatet qe benin ne kurriz te popujve te vegjel dhe tani ta lene kopilin ne dere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane

VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane