Marrëveshja/ Ish-kreu i KQZ: Politika nuk do ndryshim sistemi! 15 marsi, tregues i parapërgatitjeve për zgjedhje

TIRANE- Deklaratat e bëra nga përfaqësues të opozitës brenda dhe jashtë parlamentit se ndryshimi i sistemit do të shpëtonte vendit, për konstitucionalistët janë thjesht alibi. Ish-kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, ndonëse e quan një moment pozitiv uljen në tryezë të të gjitha palëve, mendon se palët politike nuk e duan ndryshimin e sistemit, pasi ky sistem aktual kënaq interesat e tyre. 

“Nuk e dimë akoma nëse sistemi elektoral, sistemi zgjedhor do të ndryshojë. Duket sikur partitë kryesore PS-PD nuk e kanë në axhendën e tyre, të paktën për momentin ndryshimin e sistemit zgjedhor, edhe për faktin se duket qartë që të dyja këto parti, ky sistem zgjedhor u kënaq interesat e tyre politike”, tha Celibashi. 

Dikush e quan marrëveshje, dikush e quan pazar të radhës, ndërsa disa të tjerë kurth të ri për opozitën. Çfarë është për Celibashin tryeza që uli bashkë kokë, të akuzuarit dhe palën akuzuese?

“Në tërësi është një moment pozitiv dhe në interes të të dyja palëve. Në mënyrë të qartë, mendoj që palët kanë shfaqur vullnetin e tyre për të bashkëpunuar, dhe asesi nuk mund ta konsideroj si një tërheqje të PD-së nga qendrimet e saj për një cështje të rëndësishme sic është reforma zgjedhore. Në fund të fundit, nuk ka asnjë mekanizëm tjetër për të shkuar atje ku dëshiron, pa komunikuar me palën tjetër kundërshare politike”, u shpreh Celibashi. 
Ndërsa afati 15 Mars i vendosur nga tryeza mes palëve për realizimin e reformës zgjedhore, për ish kryetarin e KQZ është një tregues për tu lënë kohë përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme.  “Afati 15 mars që kanë vendosur është një afat që krijon mundësi që nëse palët dakordësohen procesi i përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme të ketë kohën e duhur”,deklaroi ai. 

Deri më tani palët kanë zhvilluar dy takime me përfaqësuesit e tyre, duke krijuar dhe një Këshill Politik, i cili tashmë ka marrë dhe vendimet e para. Ndërkohë, përfaqësuesit kanë paralajmëruar takime të vazhdueshme për të sjellë produktin final deri më 15 mars. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 17/01/2020 18:22

    Po ndryshoi sistemi fitojne nje fare pamvaresie dhe deputetet nga kryetaret ,se zgjidhen direkt nga populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë