Marrëveshja për emigrantët, Tajani: Shqipëria vend mik, aleat i NATO-s! Synojmë një betejë të përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore

Marrëveshja për emigrantët, Tajani: Shqipëria vend mik, aleat i NATO-s! Synojmë një betejë të përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore

Ministri i Jashtëm i Italisë

‘Së bashku me Shqipërinë e cila është një vend mik aleat në NATO, por edhe një vend që së shpejti do të jetë në Bashkimin Evropian, synojmë të bëjmë një betejë të përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore’.

Kështu tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në Pallagorio, në provincën e Crotone, ku mori pjesë në manifestimin për kremtimin e 100-vjetorit të vdekjes së intelektualit Anselmo Lorecchio, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Është një projekt shumë i rëndësishëm – shtoi Tajani në përgjigje të një pyetjeje mbi marrëveshjen që parashikon krijimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri – të cilat do të shërbejnë për veprime të përbashkëta kundër trafikantëve të qenieve njerëzore. Ne duam të presim emigrantë të rregullt në Itali.

Ka një dekret të fluksit që parashikon rreth gjysmë milioni emigrantësh të rregullt, por ne duhet të luftojmë trafikantët e qenieve njerëzore që shfrytëzojnë njerëzit duke thënë se në Evropë ata do të gjejnë parajsën në tokë kur nuk është kështu.

Ne synojmë të luftojmë në këtë betejë të përbashkët sepse trafikantët e qenieve njerëzore, trafikantët e drogës, trafikantët e armëve dhe ata që trafikonin edhe cigare janë gjithmonë të njëjtët. Organizata kriminale që duhen luftuar dhe mposhtur me bashkëpunim ndërkombëtar. Bashkëpunimi Shqipëri-Itali shkon pikërisht në këtë drejtim” – tha Tajani sipas Ansa.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/05/2024 06:19

    Beteje e perbashket! Te njejtet emigrante qe juve ju vijne nga deti, neve na vine nga toka,por ama ne s'kemi kerkuar te ngreme kampe tek ju,juve pse doni t'i ngrini tek ne, kur keni trefishin e territorit tone dhe jeni pjese e ekonomive me te pasura ne bote,apo keshtu e kerkoka /solidariteti ne emer te luftes se perbashket/?! Ju skilet plaka te politikes lulezoni kur ne anen tjeter te tavolines keni Pyka e Kryepyka qe ju bejne fresk,por nuk jane te gjithe keshtu z.Tajani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)