Pakti politik për 'Zgjedhoren'/ OSBE: Hap i rëndësishëm për trajtimin e rekomandimeve tona! Norman: Mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet

Pakti politik për 'Zgjedhoren'/ OSBE: Hap i rëndësishëm për trajtimin e rekomandimeve tona! Norman: Mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet

TIRANE- Pas marrëveshjes së dakordësuar sot nga të gjitha forcat politike lidhur me Reformën Zgjedhore, ka ardhur edhe reagimi i ndërkombëtarëve. Në një tryezë të bashkëkryetarëve të komisionit të posaçëm, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari me dy përfaqësues të mandatuar nga opozita e bashkuar, Petrit Vasili nga LSI e Oerd Bylykbashi nga PD palët arritën në dakordësi që të miratojnë në parlament pa ndryshime, me konsensus të plotë, një draft të përbashkët, që pritet të miratohet brenda15 marsi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:47
Pakti politik për 'Zgjedhoren'/ OSBE: Hap i rëndësishëm për trajtimin e rekomandimeve tona!

1579016997_OSBE.jpg

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e ka quajtur marrëveshjen e palëve politike për Reformën Zgjedhore një hap të rëndësishëm drejt në reforme në kohën e duhur. Ajo shton se është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e kësaj reforme.

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj", thuhet në reagim.

Ora 16:20
Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ SHBA: Hap i rëndësishëm! Palët të ecin përpara me këtë frymë bashkëpunimi për zgjedhje të lira

1544642086_Screenshot1.jpg

Ambasada amerikane në Shqipëri ka përshëndetur dakordësinë e palëve politike për të punuar së bashku për Reformën Zgjedhore, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm për të trajtuar rekomandimet e OSBE-ODHIR. 

"Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni", shkruan ambasada amerikane.

Ora 15:08
Duncan Norman pas marrëveshjes për 'Zgjedhoren': Dialogu gjithëpërfshirës mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman ka reaguar pas arritjes së një konsesusi për Zgjedhoren mes partive politike në Shqipëri. Norman thotë se Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike.

"Mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake për të ndjekur Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike", shkruan Norman.

Ora 14:57
Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Soreca: Arritje e rëndësishme për stabilitetin politik të Shqipërisë dhe integrimin

1578907042_soreca.jpg

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka përgëzuar partitë politike në Shqipëri lidhur me hapin e arritur sot për një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Soreca thotë se të gjithë partitë duhet të punojnë së bashku për të përfunduar Reformën Zgjedhore në kohë që të arrijë të miratohet nga parlamenti.

"Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një Reformë gjithëpërfshirëse Zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Është një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të  integrimit të Shqipërisë në BE. Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një Reformë Zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane", shkruan Soreca.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë