Marrëveshja Rusi-Serbi, Vuçiç u përgjigjet skeptikëve: Po sulmohemi për një ‘dokument burokratik’

Marrëveshja Rusi-Serbi, Vuçiç u përgjigjet skeptikëve: Po sulmohemi për një ‘dokument burokratik’

Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin

SERBI- Gjithë skeptikët dhe kritikat e një marrëveshjeje të nënshkruar teksa në Ukrainë zhvillohet një luftë në Ukrainë, presidenti serb Vuçiç i ka cilësuar si të pa baza.

Vuçiç, teksa foli për presionet e pretenduara ndaj Serbisë, tha më 28 shtator se “një dokument burokratik, pa asnjë peshë të rëndësishme” u përdor në media për të sulmuar Serbinë.

Presidenti serb nuk specifikoi se për cilin dokument po fliste, por deklaratat e tij vijnë disa ditë pasi Bashkimi Evropian kritikoi Serbinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e politikës së jashtme me Federatën Ruse. Më 23 shtator, ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Serbisë, Sergei Lavrov dhe Nikolla Sellakoviq, nënshkruan Planin e Konsultimeve të Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve për dy vjetët e ardhshëm.

Më 24 shtator, presidenti serb Vuçiç, u takua në Nju Jork me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov. Edhe pse detaje të atij takimi nuk janë bërë publike nga Presidenca serbe, ato mund të gjenden në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Ndërkaq, më 28 shtator, Vuçiq tha se Serbia “nuk mund dhe nuk do të njohë” aneksimin e katër rajoneve ukrainase, në të cilat Moska ka mbajtur referendume të rreme për bashkimin e tyre me Rusinë. Referendumet, që Perëndimi dhe Kombet e Bashkua i cilësuan si të rreme, u zhvilluan nga 23 deri më 27 shtator. Votimet u mbajtën në katër rajonet ukrainase që janë pjesërisht të pushtuara nga Rusia: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson. Këto katër rajone përbëjnë 15 për qind të territorit ukrainas.

“Serbia i përmbahet ligjit publik ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe rezolutave të OKB-së. Ne mbrojmë integritetin tonë territorial dhe të vendeve të njohura ndërkombëtarisht”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai nuk do të ketë më asnjë qëndrim “përveç Kosovës”.

Serbia ka votuar për disa rezoluta të OKB-së që dënojnë Rusinë për pushtimin e Ukrainës. Megjithatë, edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, refuzon të harmonizojë politikën e saj me atë të bllokut dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Në mes të një luftë më zemër të Evropës në një shtet sovran, Serbia ka zgjedhur të nënshkruajë njëmarrëveshje me Rusinë duke nxitur kështu reagime të forta.

Lidhur me këtë reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi i Millosheviçit, mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç ishte edhe marrëveshja e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, e cila duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 29/09/2022 09:39

    Ky ështé dokument për ”balkanin serborus të hapur” Ky e keni Edvin shkjaun shqipfolës që nuk reagoi…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Primaret e Berishës nxorën kandidatët më të mirë për 14 majin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Të dashuruar me Messin, lojtarët e Australisë në radhë për foto

VIDEO/ Të dashuruar me Messin, lojtarët e Australisë në radhë për foto