Marrëveshja /Studentët angazhohen në Galerinë e Arteve, rektori: Është hera e parë që ndodh

Për herë të parë Ministria e Kulturës ka nënshkruar në kuadër të Paktit për Universitetin, një marrëveshje me Galerinë Kombëtare të Arteve edhe Universitetit të Arteve. Studentët e arteve pamore do të kenë mundësi, që për t’i paraprirë tregut të punë, të ushtrojnë në këtë institucion praktika të ndryshme, duke u përfshirë edhe në projekte të ndryshme artistike.

“Studentët mund të përfshihen në guida, pjesë e programit të edukimit të kulturës. Në çdo ekspozitë që do të zhvillohet në GKA e shikoj me vlerë që të përfshihen studentët, apo mund të mësojnë edhe nëpërmjet workshopeve të ndryshme, sa më shumë kontakte, leksione të hapura edhe workshope”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Edhe për Kastriot Çaushin, rektorin e Universitetit të Arteve kjo iniciativë e nënshkruar është shumë pozitive. “Çdo hap që bëhet është pozitiv, se deri më sot bashkëpunimi është zero. Unë e shikoj një gjë pozitive këtë. Mosbashkëpunimi mes tyre ka bërë që të ndodh kjo. Kjo është një praktik e re, që nuk ua lëmë më fjalën palëve, që i merr era, por nënshkrimit me shkrim, që e kemi firmosur. Shpresoj në vullnetin e mirë edhe të fakultetit tonë, pasi besoj se politika e ngushtë është midis GKA-së edhe fakultetit”, shprehet Çaushi.

Drejtori i GKA-së, Erzen Shkololli, e vlerëson këtë hap, edhe për të filtruar studentët në drejtime të ndryshme.  “Kemi interes të implikojmë studentë në programin për edukim apo në programe të ndryshme, që i zhvillojmë me artisë këtu. Ka pika të ndryshme, që mund t’u mësojnë studentëve, se si zhvillohen këto pika. Është kjo një mënyrë për të bërë edhe një filtrim për ata që janë të interesuar për pika të ndryshme. Në këtë rast ne na intereson që të shikojmë secilin student, se në cilën pikë mund të zhvillohet apo specializohet ndoshta në të ardhmen. Mendoj se ky është hapi i parë i fillimit të një bashkëpunimi”, shprehet Shkololli.

Marrëveshja e bashkë punimit u në nënshkrua në ambientet e Galerisë Kombëtare të  Arteve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës