'Marrëveshja e detit në 2009 në Kushtetuese'/ Rama- Bakoyannis-it: S'ka pasur ndërhyrje nga Turqia! Erdogan s'është anti-grek

GREQI- Nga Athina kryeministri Edi Rama tha se presidenti turk Erdogan nuk është anti- grek. Në përgjigje ndaj ish- ministres së jashtme, Bakoyannis, shefi i qeverisë sqaroi se nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, por ajo u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

"Presidenti turk Erdogan nuk është një politikan anti-grek dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar që kur ka një vullnet, ka dhe zgjidhje, dialog i mirëfilltë. Asgjë nuk është e lehtë, por gjithçka mundur. Në 2009 asnjëherë nuk e kisha takuar dhe folur prej presidentit Erdogan, nuk kishim asnjë raport dhe vendosëm që marrëveshjen ta çonin më Gjykatë për një arsye shumë të thjeshtë, kishte një debat në opinionin publik. 'Kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë'. Kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh, asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinë. Kjo është e vërteta", tha Rama.

Kjo deklaratë ishte një përgjigje për ish- ministren e jashtme, Dora Bakoyannis,  e cila tha se marrëveshja që ajo vetë firmosi me Lulzim Bashën në 2009 për çështjen e kufrit detar, u pengua nga presidenti turk.

“Jam unë ajo që kam nënshkruar këtë marrëveshje, u mërzita shumë kur mora vesh vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë që ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë e madhe. Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje", tha ajo.

Duke folur për çështjen e kufirit detar me Greqinë, kryeministri kërkon ndihmën e një pale të tretë. "Unë kam një ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa më shpejtë të arrijmë dakordësi për të, ne të mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve, pra një pale të tretë që na ndihmon miqësisht ose më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare", përfundoi Rama.

Rama ndodhet në Greqi në cilësinë e kreut të OSBE ku mori pjesë në në konferencën e organizuar nga “The Economics”. Më herët , Rama zhvilloi një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, të cilët ranë në përfundimin se "duhet të zgjidhin çështjet e së kaluarës".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:23
Rama takim me emigrantët shqiptarë në Athinë: Heqja e ligjit të luftës hap epokën e re për zgjidhjen e çështjes së pronësisë (VIDEO)

Gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë ai u kërkon falje dhe u thotë se është përgjegjësia e palës shqiptare për vonesat në ambasadën shqiptare.

Ai solli në vëmendje shërbimet online që kanë lehtësuar dhe shërbimet për emigrantët.

Gjithashtu gjatë takimit Rama u shpreh se heqja e ligjit të luftës me Greqinë është e rëndësishme për të hapur një epokë të re për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë.

"Në kushtet ku tani jemi në fazat e rinovimit të kartave dhe pasaportave, soituata ka qenë më  e vështirësuar nga covidi. gjërat do të ndreqen dhe më vjen keq që drejtuesja e ambasadës nuk kanë dhënë atë që duhet. Kjo nuk është për tja lënë personelit por është përgjegjësia jonë. Besoj që gjërat sot janë shumë më mirë se çfarë ishin pasi kemi dhe shërbimet online. Nëpërmjet tyre kemi hequr një pjesë të madhe të sorollatjeve. Kjo nuk e zëvendëson plotësisht shërbimin fizik. Kemi sjellë këtu një ambasadore të re. Ka punuar disa vite në agjencinë, platformën e bashkëqeverisjes. I vetmi mesazh që unë i kam dhënë është që politikën e madhe e bëjmë ne, ti ke prioritet shqiptarët në greqi. Me Greqinë kemi marrëdhënie të mirë. Kemi ende për të trajtuar disa çështje. Ende sot në mënyrë absurde është në fuqi me Greqinë një ligj lufte i Greqisë. Heqja e ligjit të luftës është gur themeltar për të hapur një epokë të re sepse heq të gjithë mjegullën nga e cila përfitojnë lloj-lloj ujqërish dhe hienash. Faktikisht hap rrugën për të gjitha çështjet e pronësisë që do zgjidhen në mënyrë ligjore, gjyqësore kombëtare ose ndërkombëtare. Kemi folur për çështjen e zgjidhjes të përkufizimit të hapësirave reciproke detare. Besoj që jemi në rrugë të mbarë. Rruga më e mirë është që t'i drejtohemi një pale të tretë apo gjykatës ndërkombëtare. Të shohim në ditët në vijim. Është legjitime që siç ne jemi të interesuar për cilësinë e jetës dhe shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Është një obligim moral që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe grekët që jetojnë në Shqipëri të trajtohen të barabartë. Nuk diskutohet që prirja jonë ka qenë pozitive ndaj minoritetit, por të gjithë kanë probleme. Sapo jam ndarë me ministrin e jashtëm, ishte i hapur për të vendosur marrëdhënie të mirë mes dy vendeve. Ju falenderoj për angazhimin tuaj" - tha Rama.

Ora 12:13
Rama për marrëveshjen e detit: Shpresojmë për ndihmën e një pale të tretë (VIDEO)

Duke folur për çështjen e kufirit detar me Greqinë, kryeministri Rama kërkon ndihmën e një pale të tretë.

Ai shprehet se ndërhyrja e një gjykate ndërkombëtare mund të jetë e drejtë dhe objektive.

"Së pari kur ftoni ballkanasit në panel siguroheni që të keni më shumë kohë. Ky rajon është interesant dhe ne flasim shumë. Kjo ka qenë një marrëveshje nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ne jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog me qeverinë e kaluar për disa çështje. Shpesh këto marrëveshje kthehen në çështje të nxehta në politikën lokale. Unë kam një ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa më shpejtë të arrijmë dakordësi për të, ne të mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve, pra një pale të tretë që na ndihmon miqësisht ose më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo mund të jetë e drejtë, objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri grek flet përpara parlamentit grek për një të drejtë legjitime të Greqisë mbështetur në Konventën Ndërkombëtare të së Drejtës së Detit për të shtrirë kufijtë e vetë detarë me 12 milje dhe kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri. A thua se kryeministri duhet të përgjigjet njerëzve që nuk dinë se çfarë flasin. Gjithmonë kjo ndez pakënaqësi e mosmarrëveshje bazuar në çështje faktike" - tha Rama.

Ora 11:53
Bakoyannis: Marrëveshja e detit me Shqipërinë në 2009 u prish nga Turqia! Rama: Nuk e njihja Erdogan atëherë, s'është anti- grek

1600249145_rama77.jpg

Në përgjigje të akuzës së ish- ministres së jashtme, Dora Bakoyannis, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen 2009. Ai tha se Erdogan nuk është anti-grek, duke shtuar se kur e  çoi marrëveshjen për detin në Kushtetuese, nuk e njihte, e kurrsesi nuk kishte si të ndikonte.

"Ne jemi në partneritet strategjik me Greqinë dhe Turqinë. Shqipëria nuk është mes dy zjarreve. Unë besoj që ka absolutisht në këtë marrëdhënie që të bëhet e dobishme edhe për Europën sepse Turqia është është kyçe për sigurinë e Europës. Presidenti turk nuk është një politikan anti-grek dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar që kur ka një vullnet, ka dhe zgjidhje, dialog i mirëfilltë. Asgjë nuk është e lehtë, por gjithçka mundur. Në 2009 asnjëherë nuk e kisha takuar dhe folur prej presidentit Erdogan, nuk kishim asnjë raport dhe vendosëm që marrëveshjen ta çonin më Gjykatë për një arsye shumë të thjeshtë, kishte një debat në opinionin publik, Kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë. Kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh, asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinë. Kjo është e vërteta.  I jam shumë mirënjohës Mitsotakis dhe Denia sepse kanë pasur një qëndrim shumë kontruktiv dhe e kanë shfaqur vullnetin pa u dashur që të kthehemi pas sikur nuk ka ndodhur asgjë, por duke vlerësuar situatën aktuale dhe duke pasur një mendje të qartë. COVID në spitale ne kemi shqiptar dhe njerëz nga pakicat greke po përballen me të njëjtin rrezik na duhet që t'i shohim popujt tanë në vendin e gjithsecilit si një thesar dhe duhet ta ruajmë këtë potencial të jashtëzakonshëm", tha Rama në përgjigje Bakoyannis. 

Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani ishte një nga firmëtaret e marrëveshjes detare me Shqipërinë në 2009-ën. Ajo tha se ishte mërzitur kur në 2009 u rrëzua marrëveshja e detit nga Gjykata Kushtetuese. “Jam unë ajo që kam nënshkruar këtë marrëveshje, u mërzita shumë kur mora vesh vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë që ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë e madhe. Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje. Unë njihem në Greqi si një nga mbështetësit e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë. Shpresoj që presidenti Erdogan do bëj të gjitha përpjekjet e nevojshme që të mos përshkallëzojë tensionet dhe të ndryshojë retorikën. Unë e njoh prej vitesh dhe ai duhet të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme për të bërë politike. Duhet ti kthehemi tryezës së dialogut. Ti drejtohemi Gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje. Unë shpresoj që kjo çështje është e qartë dhe i shumicës së vendeve të Mesdheut, shpresoj që fryma mes tre vendeve të mbizotërojë”, tha ajo.

Ora 11:52
Integrimi në BE, Rama nga "The Economist": Shqipëria të përmirësoj marrëdhëniet me fqinjët

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi rëndësinë e një klime të mirë politike në Ballkanin Perëndimor si një çelës drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu ai tha se dhe vetë unioni nuk ndodhet në momentin e tij më të mirë kjo për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit.

Rama u shpreh se në Ballkanin Perëndimor ka frikë për të ardhmen ndaj është shumë e rëndësishme që Shqipëria të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët e saj.

"Realiteti është i dukshëm, jeta është edhe më e fortë se realiteti. Nëse ballkani perëndimor gjendet në një moment inkurajues sa i takon potencialit për bashkëpunim që po çlirohet ngadalë kjo nuk do të thotë që gjërat nuk mund të përkeqësohen në raste dëshpërimi. Pandemia tregoi se sa e prekshme është bota sot. Duke hedhur sytë nga vendet e mëdha që luftonin për maska dhe të mendosh trilionat e investuara në ushtri dhe shkencë ishte mjaftë tronditëse. Ishte një farë ngushëllimi për ne pasi njëherë nuk pamë që të kishte të fuqishëm dhe të dobët. Dua të besoj që të jetë një mësim i mirë se sa shumë të ndërlidhur jemi sot dhe sa siguria e prosperiteti i njërit varet nga tjetri. Ideja e ndërtimit të kështjellave dhe ndarjes së botës në kështjella të ndryshme është çmenduri dhe nuk është zgjidhja  që pretendohet se është. Unë besoj fort. Ne në rajonin e ballkanit perëndimor jemi të qartë për të. BE nuk është në formën e tij më të mirë. Ka shumë shpërqëndrime dhe vuan nga një frikë mjaft e ndjeshme. Ka frikë për të ardhmen. Duket sikur nevoja për tu rizgjedhur kanë krijuar një lloj përzgjedhje që shndërrohet në politika dhe dëmton të ardhmen e projektit të madh europian. Ne duhet të bëjmë maksimumin. Është kyçe që Shqipëria të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët. Kemi një jetë të përzierë. Ka shumë grekë që jetojnë në Shqipëri. Ne duhet të ndryshojmë qëndrimin dhe t'i shohim këto prani tona si thesar. Është thelbësore që të ndihemi më të fortë" - tha Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zana: 19/09/2020 16:35

    VETEM AMERIKA MUND TA GJYKOJE KETE PUNE SI PALE E TRETE ,,,DHE ME SIGURI DO JETE NJE ANEN TONE...////

    Përgjigju
  • Zana: 16/09/2020 19:56

    NUK KANE PUNE GJYKATAT NDERKOMBETARE DHE TE TRETET TE VENDOSIN PER DETIN TONE,,ME GREKUN TE BEHET NJE MAREVESHJE ASHTU SIC ESHTE BERE ME ITALINE,,,DREJT,PAHILE,,ASNJE CM TE MOS I JEPET GREQISE,,MOS HARROJME NA KANE MARRE CAMERINE DHE KANE VRARE ME MIJERA SHQIPTARE TE PAFAJSHEM NE CAMERI,E SHWIPERI..

    Përgjigju
    • Arbëri: 16/09/2020 21:36

      Si dhe e lejuan të ngre varrez të zbrazëta si dhe me eshtra të vjedhur shqiptarësh për t’i mbushur ato, a ka ma keq se kjo për pushtetarët shqipëtar... Greku hap gojën e këta tradhëtar jep... Serbi hap gojën e këta tradhëtar jep...deri kur më...???

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin