Marrëveshje për të mos pasur Reformë

Marrëveshje për të mos pasur Reformë

E vetmja gjë e ndershme në gjithë debatin e dy partive të mëdha, përballë pikëpyetjeve të qytetarëve për reformën zgjedhore, është fakti që ata po e quajnë marrëveshje dhe jo reformë zgjedhore, atë që ka ndodhur. Biles Basha ka shkuar dhe më tej , pasi e quan “dakordësi”, ngaqë ka fobi nga “marrëveshjet me Ramën”.

Kjo është gjysma e së vërtetës. E vërteta e hidhur dhe e plotë, është se kemi një marrëveshje për të mos pasur reformë zgjedhore. Dhe kjo duhet pranuar kështu siç është, pavarësisht nëse ja vënë emrin reflektim, dështim, apo kthjellim të palëve në bisedime.

Kyçi i reformës zgjedhore ishin rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe propozimet e opozitës parlamentare dhe shoqërisë civile për ndryshim sistemi, korrektim proporcional kombëtar, numërim në qendra votimi.

Thelbi i kërkesave të ODIHR ishte depolitizimi i administratës zgjedhore. Asgjë nuk u bë nga këto, por u bë një marrëveshje që këto të mos bëhen këtë herë.

Për hir të së vërtetës, Edi Rama nuk ishte palë në këtë proces, pasi prej një viti ai ka deklaruar se reformën zgjedhore do t’ia lërë në dorë Partisë Demokratike. Pra ka deklaruar se qëndrimi i PS është që PD ta bëjë si të dojë ligjin zgjedhor, boll të hyjë në zgjedhje.

E vetmja këmbëngulje e tij ishte që palët të bashkoheshin rreth propozimeve të OSBE/ODIHR, dhe për këtë pati dhe mbështetje ndërkombëtare. Por Basha nuk i pranoi propozimet e OSBE/ODHR për depolitizim të administratës, duke theksuar se duhet ruajtur formula aktuale.

Mes nevojës që ka vendi që PD të hyjë në zgjedhje dhe nevojës për të respektuar ODIHR, u zgjodh e para. Pra gjërat u lanë siç ishin, dhe PD të hyjë në zgjedhje. Për Ramën, kjo nuk është pak.

Por për PD dhe Shqipërinë, është një hipokrizi e madhe. Partia Demokratike ka së paku 7 vjet që ankohet në forume ndërkombëtar se Qeveria i vjedh votat me komisione zgjedhore politike, ku sipas saj, Edi Rama i dominon. Kjo gënjeshtër është e shkruar në çdo zyrë dhe dosje për zgjedhjet për Shqipërinë, dhe ka hyrë në mënyrë të paprecedentë edhe në rezolutën e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Tani fare papritur, një ditë para njoftimit për hapjen e negociatave, Partia Demokratike pranon zyrtarisht se ligji është i mirë dhe nuk duhet ndryshuar.

Dakord, askush nuk e kërkon me zor, por së paku Lulzim Basha të kërkojë falje për gënjeshtrat që ka thënë 7 vite, se Edi Rama i ka vjedhur zgjedhjet me këtë ligj.

Ose së paku Basha të reflektojë para demokratëve për përgjegjësitë e tij për humbjet e zgjedhjeve, meqë nuk ja paska pasur fajin ligji.

Por përkundër marrëveshjes në Këshillin Politik, realiteti parlamentar është i ndryshëm. Opozita parlamentare, e cila ka teorikisht 39 vota, ka tre kërkesa të qarta për reformën zgjedhore. Ajo do korrektim proporcional kombëtar, lista pjesërisht të hapura dhe numërim të njëkohshëm në qendrat e votimit. Këto janë garancitë që mund të shtyjnë shumë deputetë të rinj të hyjnë në garë për në Parlament.

Nëse opozita parlamentare arrin të qëndrojë e bashkuar dhe të luftojë deri në fund për kërkesat e saj, atëherë ajo do të jetë vendimtare për kozmetikën e kësaj marrëveshje. Këtu do të duket realisht nëse brenda tyre ka një forcë reale apo mendim politik.

Refuzimi që Murrizi iu ka bërë sot ambasadorëve të Perëndimit, për të mos e votuar “reformën Basha me leje të Ramës”, tregon se ekzistojnë kushtet për një rebelim të tyre.

Nuk është ndonjë dëm i madh nëse e bllokojnë dhe kjo marrëveshje nuk  votohet. Nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, pasi ligji mbetet ai që është dhe Basha atë do. E vetmja gjë që shton marrëveshja, është se ka përcaktuar që tenderin 15 milionë euro për aparatet e identifikimit elektronik do ta bëjë përfaqësuesi i opozitës në KQZ.

Pra e vetmja gjë që ka marrëveshja ndryshe nga ligji aktual, është një tender 15 milionë euro për Bashën.  Dhe për koeçidencë, është 15 milionë euro, aq sa pallati i Vlorës, të cilin e fitoi me marrëveshjen e 17 majit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironvi: 07/06/2020 17:20

    Kho rshte shkerdhatokraci e jo reforme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri