’Martesa nuk është kontratë’, sekretet që ju tregon një çift i martuar prej 50 vitesh

Kohët kanë ndryshuar, po ashtu edhe koncepti i dashurisë tek të rinjtë, që tashmë e shohin me çudi një lidhje mbi 50 vjeçare si kjo që prezantuam në ‘’ Rreze Dielli’’.

Liri dhe Bajram Lila treguan për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ historinë e tyre të bukur të dashurisë, martesën 51 vjeçare, vështirësitë që kanë kaluar gjatë këtyre viteve, por mbi të gjithë triumfin e një jetë të gjatë të mbushur me dashuri.

Pavarësisht se nuk mundën të kishin një fëmijë, Liria dhe Bajrami kanë jetuar një jetë te lumtur dhe kanë pasur një familje të shëndoshë. Bajrami me profesion pilot, ndërsa Liria me profesion mësuese, kishte mjaft kohë të lirë, të cilën e kishte të vështirë ta mbushte, kur Bajrami ishte larg në shërbimet e tij, këto momente ai i tregon kështu :

‘’ Momentet e para ishin cik të vështira për të sepse unë isha shumë I ngarkuar me punë dhe kjo rrintë pothuajse vetëm,  gjatë gjithë ditëve, të shërbimit që unë kryeja në repart dhe duke e parë këtë që Liria nuk ishte e qetë, vajta I thashë, babait të saj dhe morëm motrën e vogël të Lirisë’’ shprehet Bajrami.

‘’ E morëm e mbajtëm ne pa adaptim, e rritëm, e fejuam në moshën 22 vjece, edhe ajo ka dy fëmijë ‘’ shprehet Liria për rritjen e motrës së saj të vogël.

Liria dhe Bajrami japin disa këshilla për të rinjtë, për një marrëdhenie të shëndetshm dhe si t’I bëjnë ballë sfidave dhe vështirësive që shpesh I vendos jeta.

‘’ Do ti jepja cifteve të reja një këshillë që të mos synojnë  kamjen dhe pasurinë, por të synojnë njeriun e zemrë, se leku vete dhe vjen por njeriu I zemrës nuk gjendet sa herë, vetëm njëherë njeriu do martohet, që të kalojë gjithë jetën, sepse më mirë nuk ka të tërë njëlloj janë zonjat, njëlloj janë zotërinjtë kudo që të vesh, vetëm familja po qe bërthama e fortë, aty familja shkon mirë aty fëmijët bëhën shumë të mirë’’ shprehet znj. Liri Lila.

‘’  Martesa nuk është kontratë, dhe si e tillë martesa duhet të shkojë në bazë të dashurisë. Dashuria sa vite të kalojë, rritet më shumë, në rradhë të parë e stimulon fëmija dhe ciftet e reja sot kanë plot gjëra të mira, kanë mundsitë qoftë ekonmike, qoftë sociale, pse të mos e ruajnë dashurinë për njëri-tjetrin.  Dashuria është e përjetshme, deri në ditën që zoti do na ndajë’’ u shpreh z. Bajram Lila.

Megjithë vitet që kanë kaluar, vështirësitë dhe mungesën e një fëmije ata kanë pasur një jetë të lumtur dhe plot dashuri për njëri-tjetrin.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi arrest në burg, reagon Mariglen Qato: Kam zbatuar ligjin, i keqardhur që SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi arrest në burg, reagon Mariglen Qato: Kam zbatuar ligjin, i keqardhur që SPAK ka rënë pre e presionit politik