Martesa të palumtura, të divorcuara dhe beqare... njihuni me 6 princeshat shqiptare dhe fati i trishtë i tyre

Martesa të palumtura, të divorcuara dhe beqare... njihuni me 6 princeshat shqiptare dhe fati i trishtë i tyre

Ato ishin shembulli i një kulture nga një vend i vogël ku sapo kishte filluar bashkëjetesa mes orientit dhe oksidentit.

Secila nga gjashtë princeshat ishte e veshur me talentin dhe kulturën e dijes së saj duke marrë nën patronazh të vetin edhe nga një copë organizimi shoqëror e deri tek arti ushtarak.

Princesha Nafija – u martua me Ceno beg Kryeziun nga Gjakova. Ata lindën një djalë me emrin Esat, ose siç njihej si Princ Tati. Ceno beu u vra më 1927-të në Pragë ku shërbente si Ambasador. Pas vdekjes së tij, Princesha së bashku me të birin jetuan në Pallatin Mbretëror pranë Mbretit Zog, dhe gjatë mërgimit pa u ndarë nga familja, Princesha ndëroi jetë në Kajro.

Princesha Senija – u martua me Princ Mehmed Abid të Turqisë, i biri i Sulltan Abdylhamid II-të. Martesa pas një kohe nuk rrezulltoi e lumtur ndaj dhe u divorcuan duke mos patur fëmijë. Princesha më pas qëndroi tërë jetën e saj pranë të vëllait (Ahmet Zogut) dhe motrave të veta,përderisa vitet e fundit të jetës i kaloi në Kanë të Francës ku dhe ndëroi jetë pikërisht një javë pasi i kishte vdekur e motra Myzejemja.

Pricesha Adilja – U martua me Emin bej Agolli-Doshishti dhe patën 3 djem dhe dy vajza. Ajo iu përkushtua familjes ku të gjithë së bashku jetuan në Angli dhe më pas vitet e fundit të jetës së saj i jetoi në Paris pranë të birit të vet i cili ishte ende i pamartuar Salihu.

Pricesha Myzejme – Nuk u martua kurrë. Gjithë jetën ia kushtoi humanizmit dhe artit duke kaluar tërë jetën pranë familjes Mbretërore. Vitet e fundit të jetës së saj edhe ajo i kaloi në qytetin Kanë të Francës së bashku me motrat e saja Sanijen dhe Maxhiden.

Pricesha Ruhija – Nuk u marrtua kurrë. Ajo qëndroi gjithmonë pranë vëllait dhe ishte e apasionuar pas artit Ushtarak të cilin e njihte mirrë..Në mërgim ajo u përball me luftën kundër kancerit dhe ndëroi jetë në qytetin Kajro të Egjyptit. Mbreti Faruk i Egjyptit me preardhje shqiptare, për nder të Princeshësh Ruhije, organizoi një ceremoni mortore mbertërore zyrtare.

Princesha Maxhidja – E lidhte i njëjti fat me motrat e saj. Edhe ajo nuk u martua kurrë edhe ajo ishte njohëse e mirë e doktrinës ushtarake dhe e apasionuar pas artit kombëtar. Jetoi pranë familjes mbretërore deri më vitin 1961 dhe më pas kaloi tek motrat e saj në Kanë të Francës ku dhe mbylli jetën.Fatet njerëzore janë përcjellëse të jetës ato mund të të ngazëllojnë dhe mund të të trishtojnë.Vetëm fati s’është në duart e qënies njerëzore por ajo paracaktohet nga vetë Zoti i Madhërishëm. /KultPlus.com

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 17/09/2019 09:33

    Keto nuk janë princesha shqiptare. Shqiperia nuk ka mbreter e princa! Shqiptaret i mbaruan punet e tyre me mbreterit e tyre ketu e 3000 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët