Martin Shkreli kërkon daljen nga burgu në SHBA: Do gjej vaksinën e koronavirusit

Martin Shkreli kërkon daljen nga burgu në SHBA: Do gjej vaksinën e koronavirusit

Martin Shkreli

Ish-sipërmarrësi farmaceutik Martin Shkreli shpreson të lirohet përkohësisht nga burgu me premtimin se ai mund të zhvillojë një vaksinë për koronavirusin.

Sipas medias së huaj, në një letër të lëshuar në faqen e tij të internetit “Prospero Pharmaceuticals”, ish-CEO i “Turing Pharmaceuticals” premtoi se ai është një nga pak menaxherët me përvojë në të gjitha aspektet e zhvillimit të ilaçeve.

 "Përgjigja e industrisë ndaj COVID-19 është e papërshtatshme. Unë jam duke kërkuar një rrugë të shkurtër, 3 mujore për të ndihmuar në punën kërkimore në COVID-19. Lirimi në botën e pas-COVID nuk është ngushëllim as për të burgosurit”, ka shkruar Shkreli.

37- vjeçari u bë  famshëm nëvitin  2015 kur kompania e tij mori përsipër prodhimin e ilaçit anti-malarial Daraprim. Ai ngriti çmimin e pilulës nga 13.5 dollarë në 750 dollarë, gjë që çoi në një protestë të gjerë kundër ish-menaxherit të fondit mbrojtës.

Shkreli u dënua me shtatë vite burg dhe u dha urdhër për të paguar gjobën prej 7.4 milionë dollarësh pasi u shpall fajtor për komplotin e mashtrimeve të letrave me vlerë në vitin 2018.

"Të gjitha kompanitë biofarmike duhet të përgjigjen me të gjitha burimet për të luftuar këtë emergjencë shëndetësore. Për shmangien e dyshimit, unë nuk jam paguar për ndonjë punë në lidhje me këtë çështje ose ndonjë çështje tjetër gjatë burgimit. Nuk pres që të përfitoj në asnjë mënyrë apo formë”, ka shkruar ai.

Megjithëse Shkreli ende nuk ka kërkuar zyrtarisht një dalje të përkohshme nga burgu, avokati i tij Benjamin Brafman tha se letrat do të dorëzohen së shpejti tek gjykatësi federal Kiyo Matsumoto, i cili mbikëqyri çështjen e tij në vitin 2018.

Brafman mbështeti planin e Shkrelit për të zhvilluar një kurë për koronavirusin, duke i thënë “Neë York Post” se Shkreli mund të kuronte kancerin nëse u jepen burimet e duhura.

"Ndjeni të njëjtën gjë për koronavirusin. Nxjerrja e këtij gjeniu që të ndihmojë me hulumtimin, nuk humb asgjë", tha Brafman.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • London: 08/04/2020 16:03

    Mos e nxirrni e jashte. Do zoti nuk e gje ky vaksinen se nuk dihet se sa ja ve cmimin. Ma mire vdes kur e di se s'ka ilaç se sa vdes tu e dit se ka ilaç e s'munesh me ble.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë