Martohet pa dëshirë, burrin trafikant e kap me një tjetër, i kërkoi divorcin, por kërcënohet

Kozeta Arapaj u martua me Erjon Xhezaj që kur ishte ende shumë e re. Një 17 vjeçare në atë kohë, kur bashkëshortin e ardhshëm ajo nuk do ta dashuronte që prej fillimit. Gjithsesi edhe pse zemra nuk rrahu fort qysh prej fillimit Kozeta u martua me Erjonin. Në fillim marrëdhëniet në dukje ishin të mira derisa, përgjatë 4 viteve tek Kozeta lindin dyshimet.

Ajo zbulon një foto në telefonin e bashkëshortit të saj me një femër tjetër. Kozeta nuk e mendon gjatë largimin e saj, kur mëson se bashkëshorti i saj ishte përdorues dhe trafikues i lëndëve narkotike edhe pse tashmë ata kishin një djalë 27 vjecarja ikën tek familja e prindërve. Duke i fajësuar ata se ishin shkaktarët e kësaj  martese, ndaj në debate e sipër ajo tenton të kryejë vetëvrasjen. Në gjendje të rënduar psikologjike merr vendimin për t’u vetëmbytur. Por fatmirësisht shpëtohet nga familjarët, ndërsa pas kësaj ngjarje Kozeta rikthehet përsëri në familjen e bashkëshortit të saj.

Debatet vijuan për shume kohë më pas, ndërkaq që Kozeta vijonte te vuante nën presionin e nje dhunë psikologjike nga prindërit e bashkëshortit. Gjendja po shkonte drejt qetësimit ndërsa Kozeta filloi të kishte tashmë edhe mbështetjen e familjarëve të bashkëshortit. Por gjithsesi, Kozeta e mori një vendim të saj të largohej nga Cekrani i Fierit dhe të jetonte në një shtëpi me qira vetëm me djalin e saj. Ne vitin 2013 ikën nga shtëpia e bashkëshortit ndërsa vendos të divorcohet. Në vitin 2018 Kozeta bashkë me djalin janë shpërngulur tashmë në Tiranë. Ajo sot vendos të rrëfejë këtë histori në 'Pa Gjurmë' për shumë arsye.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin