Masat ndaj koronavirusit në kufi/ Një kinez në Shkodër, i 'pastër'! Qytetarët 'të guximshëm' drejt Italisë (VIDEO)

Mbërritja e koronavirusit në Italinë fqinje ka mobilizuar të gjithë vendin duke rritur kontrollet dhe për parandalimin e futjes në Shqipëri të individëve që kanë shfaqur shenja të kësaj sëmundjeje. Në 12 pikat kufitare të vendit janë shtuar kontrollet, duke dyfishuar kështu stafet mjekësore që masin temperaturën dhe intervistojnë për 10-15 minuta të gjithë personat që vijnë nga vendet e huaja.

Pasi merren të dhënat udhëtarët skedohen dhe nëse nuk shfaqin shenja apo dyshime se mund të jenë të prekur nga kjo sëmundje ata lihen të lirë. Por nuk mbaron këtu kontrolli për personat që vijnë për vendet e prekura nga sëmundja të  cilëve i mbahen disa të dhëna shtesë dhe mbahen nën vëzhgim për një periudhë të caktuar kohore.

Nga ana tjetër persona e dyshuar si mbartës të koronavirusit mbahen për 14 ditë në një dhomë izolimi derisa të largohet plotësisht dyshimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Mjekët e Urgjencës trajnim special për koronavirusin, pjesëmarrës Assefa, Koordinatori i Ballkanit në OBSH

Më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë janë trajnuar për në betejën kundër koronavirusit, në rast se ai do të përfshijë edhe Shqipërinë.

Lajmin e dha sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila mblodhi grupin "Task-Forcë" në Aeroportin e Rinasit.

OBSH-ja është në mbështetje të Shqipërisë për të fuqizuar gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj sëmundjes së Koronavirusit (COVID-19). Dr. Abebayehu Assefa, Koordinatori i Ballkanit në OBSH për Përgatitjen për Emergjencat Shëndetësore dhe Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit, dhe Dr. Mira Rakacolli, Zv. Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kanë zhvilluar këto ditë një ushtrim simulimi në Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore.

Ora 15:08
Koronavirusi, kjo është lista e pyetjeve që duhet t'i përgjigjeni nëse vini në Shqipëri/ FORMULARI

1582553491_Mjeke.jpg

Kjo është lista e pyetjeve të kontrollit për rastet e dyshimta me koronavirus në aeroportin e Rinasit, portet dhe pikat e tjera kufitare. Në listë përfshihen pyetje mbi vendin e origjinës së udhëtimit, vendin tranzit dhe simptomat e para të sëmundjes.

Lista e pyetjeve
Ora 14:55
Drejtoresha e ISSH Fier: Duhet të ndiqni 10 rregullat e higjenës! Mos u dyndni në spitale

1582552603_fier.jpg

Anila Moçi drejtoreshe e ISSH Fier ka mbledhur ditën e sotme personelin mjekësor të spitalit ku ka bërë thirrje të ruhet qetësia, ndërsa theksoi se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur. Ajo bëri thirrje që qytetarët të shtojnë kujdesin për shëndetin dhe të shmangin dyndjet në spital.

"Duhet të jemi tepër të kujdesshëm. Është pjesë e punës tonë. Jemi një armatë e tërë e shpërndarjes së infomacioneve. Deri në këtë rast nuk kemi asnjë rast të konfirmuar. Deri në këto momente janë marrë të gjitha masat. Po bëjmë dhe një masë të shtuar e cila ishte e planifikuar. Duhet të shikoni të gjitha posterat për të ndjekur 10 rregullat. Është shumë e rëndësishme higjiena. Asnjë të mos dyndet në shërbimet e urgjencës. Duhet të telefononi edhe mjekun e familjes. Do ecim hap pas hapi për çdo situatë", u shpreh Anila Moçi.

Ora 13:50
GALERIA/ Masat për koronavirusin në aeroportin e Rinasit...Procedura në FOTOT për udhëtarët që shkelin në Shqipëri

Në aeroportin e Rinas, për të gjithë udhëtarët që zbresin në vendin tonë, para se të kalojnë në kontrollin e pasaportave, u bëhet një intervistim dhe u matet temperatura nga një termometër me lazer. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot në Rinas për të ndjekur nga afër masat e marra. Qytetarët që zbresin nga vende me risk të lartë të koronavirusit, pyeten për udhëtimet që kanë bërë së fundi, kontaktet me persona të dyshuar, e po ashtu u merret edhe adresa se ku do të qëndrojnë të paktën për 2 javën në vijim në mënyrë q të jenë nën gjurmimin dhe survejimin e bluzave të bardha. Edhe efektivët e policisë kufitare në aeroportin e Rinasit janë të pajisur me maska mbrojtëse. 

Ora 13:30
PAMJE/ Kështu duket një dhomë izolimi në portin e Durrësit, personat e dyshuar për koronavirus qëndron brenda saj për 14 ditë

Report Tv sjell pamje nga ambientet e brendshme të dhomës së izolimit pranë Portit të Durrësit. Dhoma përmbush kushtet minimale të jetesës për dy javë të cilat janë të mjaftueshme për të kuptuar nëse personi i dyshuar ka apo shenja të koronavirusit.  Ajo është e pajisur edhe me disa nga mjetet e higjenës për rastet e kontrolleve nga stafi mjekësor.

Ora 13:16
Mjeku në Sarandë: Për personat që vijnë nga Italia dhe vendet aziatike plotësojmë një formular shtesë! I mbikqyrim për disa kohë (VIDEO)

Masa e sigurië dhe kontrolleve për persona të prekur nga koronavirusi janë shtuar edhe në pikën kufitare të Qafë-Botës në Sarandë. Mjeku thekson se për personat që vijnë nga vendet e prekura plotësohen edhe një formular shtesë, ndërkohë që ekipi i kontrollit mbetet në kontakt me të duke e mbajtur në vëzhgim për disa kohë.

"Pas urdhrit të ministres jemi në Qafë-botë prej orës 6 të mëngjesit. Ne jemi të pranishëm. Bëjmë pyetje dhe bëjmë edhe një matje të temperaturës dhe skedojmë çdo person që kalon me të dhënat, numrin e telefonit. Dje kanë kaluar 233 të huaj dhe 268 është numri i shqiptarëve. Këto ditë nuk kemi pasur shtetas që vijnë nga Italia. Për njerëzit që vijnë nga Italia dhe vendet aziatike plotësojmë një formular tjetër. Ne i mbajmë një numër kontakti dhe mbetemi gjithmonë në kontakt me këta shtetas", tregon mjeku.

Ora 13:12
Masat për koronavirusin në Kakavijë/ Mjekja: Nuk ka asnjë rast të dyshuar! Kontrolle 24 orë (VIDEO)

Edhe në pikën kufitare të Kakavijës janë shtuar kontrollet për udhëtarët që vijnë nga vendet e huaja. Kristina Haxhi mjeke epidemiologe në spitalin e Gjirokastrës thotë se shërbimi është 24 orë ndërsa thekson se deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar.

"Në pikën e kalimit kufitar të Gjirokastrës është vendosur shërbimi 24 orë. Deri tani nuk kemi raste të dyshuara. Masat që do të marrin janë monitorimi 24 orë i personave. Do i matet temperatura mjekësore. Deri në këtë momente nuk është vendosur akoma se ku mund të jetë karantina, por  normalisht në një vend afër, jo në spital", u shpreh mjekja.

Ora 13:05
Nënprefekti i Kukësit: Pronarët nga Kina të kompanisë së kromit u larguan para vitit të ri kinez dhe s'u kthyen më! S'ka të prekur

Masat ndaj koronavirusit janë përforcuar në pikat kufitare të qarkut Kukës, Qafë-Prush të Hasit dhe Qafë Morinë të Tropojës. Në këtë pika kufitare janë vendosur stafet mjekësore dhe 2 specialistë që bëjnë vëzhgimin e udhëtarëve që vijnë nga jashtë. Mjeku Enver Ngjeci është shprehur për Report Tv se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur raste të kalimit të personave me shenja të sëmundjes.

Ndërkohë mësohet se Doganën e Morinës ku ka një fluks më të madh të lëvizjes së udhëtarëve prej datës së nesërme do të ketë shërbim epidiomiologjik 24 orë.

Nënprefekti i Hasit Selman Geca ka deklaruar se në Kukës aktualisht nuk jeton asnjë shtetas kinez, ndërsa tregon se pronarët e një kompanie kromi në Kukës, me origjinë kineze janë larguar drejt vendit të tyre për të festuar vitin e ri kinez dhe nuk janë kthyer më.

"Që nga data 3 shkurt, në të gjitha pikat kufitare ka filluar shërbimi shëndetësor 24 orë për të evidentuar rastet e mundshme me koronavirus. Deri në këto momente nuk ka asnjë rast me koronavirus. Mjekët janë në gatishmëri kanë mjetet e nevojshme dhe po verifikojnë çdo rast. Urojmë të mos kemi raste të prekura. Ashtu si gjithë shqiptarët, ne kemi lëviz. Është një kompani e kromit me pronarë kinezë operon në Has. janë kthyer nga kina asnjëri prej tyre. Institucioni i prefektit është në gatishmëri. Ne kontaktojmë çdo ore dhe jemi të hapur për gjithçka", thotë Geca.

Ora 12:39
Udhëtimet drejt Italisë/ A keni frikë nga koronavirusi? Qytetarët: Ça të thotë vllai jot.... Kemi fëmijët atje po i gjeti gjë s'e duam jetën (VIDEO)

Ndonëse Italia prej dy ditësh është mbërthyer nga frika e përhapjes në masë të koronavirusit, qytetarët shqiptarë nuk i kanë evituar udhëtimet drejt vendit fqinje. Në disa intervista nga porti i Vlorës për gazetarin Armand Xhelili, ata thonë se frika nuk mungon por e kanë të nevojshme të udhëtojnë drejt Italisë për t'u takuar me familjarët e tyre, por edhe për shkak të punës.

Gazetari: Keni frikë?

Qytetari" Ca të thotë vëllai, ne nuk kemi gjë në dorë.

Kontrolle ju kanë bërë andej?

S'kam vajtur, kisha nja dy tre javë pa shkuar sot po iki për herë të parë. Por duhet të iki se në shtëpi nuk rri dot, mbaron buka. Sado frikë të kesh.

Gazetari: Keni frikë?

Qytetarja: Edhe kemi frikë po kemi fëmijët andej, po më gjeti gjë fëmijët nuk e dua më jetën. Fëmijët i kam në Rimini dhe Brindizi.

Qytetari: Kam marrë maska e të tëra, edhe me produktin për dizenfiktimin e duarve. Është e vështirë por tani ç'të themi.

Ora 11:45
1 qytetar kinez mbërriti në Shkodër gjatë kësaj jave! Mjekja: Pas kontrolleve pasagjerët kanë rezultuar pa shenja të koronavirusit (VIDEO)

Një autobuz me qytetarë nga vende të ndryshme të botës ka mbërriur nga Milano në pikën kufitare të Murriqanit. Mjekja Dhurata Hysa deklaroi se pas kontrollit ata kanë rezultuar pa shenja të koronavirusit. Ajo ka kërkuar shtim të personelit mjekësor për të mbuluar edhe turnin e natës pasi siç ajo tha me shtimin e kontrolleve në këtë pikë po punohet 24 orë për kontrollin e pasagjerëve.

"Për momentin mund të them se nuk ka vend për panik. Kemi shtuar masat dhe personelin. Shërbimi është 24 orë. Kemi kërkuar edhe personel tjetër për shkak se duhet të jemi 24 orë,. Nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar.  Të gjithë ata që vijnë nga zonat që janë cilësuar nga vatrat e sëmundjes ne i ndalojmë dhe bëjmë një listë. Matja e temperaturës dhe i kemi pyetur. Ne kemi dy dhoma këtu. E para është dhoma ku kemi bazën materiale dhe tjetra ku bëhen procedurat. Ne kemi pikën kufitare të Murriqanit.. Kemi mjekë në shërbim 24 orë. Rrisku është rritur. Por kaq janë masat që ne mund të marrim. Intervista nxjerr nëse personi ka pasur kontakte", u shpreh mjekja.

Ndërkohë në një listë të siguruar nga Report Tv lidhur me pasagjerët që kanë hyrë në këtë pikë kufitare përmes pikës kufitare të Murriqanit rezulton edhe 1 shtetas kinezë i cili pas kontrolleve ka rezultuar pa shenja të koronavirusit.

Ora 11:43
Masat në aeroportin e Rinasit/ Hashrova për Report Tv: Pasagjerët e ardhur nuk e kalojnë temperaturën 37.3! Shqipëria me rrisk të vogël (VIDEO)

Lorenc Harshova Shef i Njësisë së Inspektimit Shëndetesor Rinas ka deklaruar për gazetaren e Report Tv Doris Sallaku se me shpërthimin e rastit të parë nëItali janë shtuat kontrollet në Shqipëri. Ai e quajti Shqipërinë një vend me rrisk të vogël ndërsa theksoi se masat janë marrë në kuadër të rekomandimeve të OBSH.

"Me shpërthimin e rastit të parë në Itali janë shtuar kontrollet në Shqipëri. Ka disa lloje termometrash që për dy sekonda bëjnë edhe matjet e temperaturës. Të gjithë pasagjerët kanë qenë 37.2 ose 37.3. Ne po bëjmë kontrollin sipas protokollit të OBSH. Ajo jep rekomandimet përkatëse për situatën aktuale ku ndodhet vendi. Unë jam specialist i Shëndetit Publik dhe sipas situatës, për mua Shqipëria vazhdon të jetë një vend me rrisk të vogël", u shpreh Hashrova për Report Tv.

Ora 11:09
Kontroll i temperaturës dhe intervista për rreth 15 minuta/ Mjekja në Kapshticë: Nuk kemi parë asnjë rast të dyshimtë! S'ka vend për panik (VIDEO)

Masat për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga vendet e huaja janë shtuar edhe në pikën kufitare të Kapshticës. Mjekja e Përgjithshme në rrethin e Devollit e vendosur në këtë pikë kufitare tregon se nuk është vënë re asnjë rast i dyshimtë dhe pas intervistimit dhe kontrollit të temperaturës, qytetarët janë të lënë të lirë të vijojnë udhëtimin.

"Për rreth një muaj ka shërbim shëndetësor në pikën e Kapshticës lidhur me koronavirusin por pas përhapjes në vendin fqinj janë dyfishuar personelit. Ne bëjmë kontrollin e qytetarëve që kalojnë në doganë. Kemi bërë matjen e temperaturës dhe intervistimet  nga 10-15 minuta. Ne kemi formularët e intervistave. Gjendja këtu shikohet nga ne dhe nga policia. Çdo qytetar kontrollohet dhe intervistohet. Personalisht mendoj se nuk ka vend për panik. Personat e ardhur nga vendet e origjinës kontrollohen edhe në vend të tjera", shpreht mjekja.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Interesante: 24/02/2020 15:15

    Te lutemi mos te hyj ne Shqiperi na mori Lumi

    Përgjigju
  • Soni: 24/02/2020 12:28

    Te mos lejohet asnje kinez dhe italian te hyje ne shqiperi,,,se po na hyri virusi do vdesin me qindra vete,,,verini gishtin kokes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit