Masakra e Lushnjës, ja si shpëtoi nga plumbat nipi i Aldo Bares, iku për t'u qethur tek berberi

Masakra e Lushnjës, ja si shpëtoi nga plumbat nipi i Aldo Bares, iku për t'u qethur tek berberi

Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi

Një kamera sigurie, e marë në rrugë private nga njëri prej të afërmve të Zamir Latitifit, vrarë në 2017 në Lushnjë, ka sjellë zbardhjen e plotë të autorëve të masakrës ku mbetën të vdekur, Jurgen Hoxha, Zamir Latifi dhe të plagosur rëndë Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

 Pamjet filmike, të marë në ambjentet e karburantit “Gulf” në pronësi të Saimir Taullaut, kanë identifikuar se dy personat kryesorë në këtë atentat me 43 plumba automatiku, janë Orgest Bilbili, i arrestuar në Prill 2020 në Tiranë krejt rastësisht dhe shoku i tij Laert Haxhiu, ende në kërkim. Të dy këta persona pasditen e 11 tetorit 2017, kanë qënë në ambjentet e karburantit “Gulf”, ku janë filmuar pikërisht me makinën tip “Benz-Mercedez”, makinë e vjedhur në Kamëz dhe e përdorur në ngjarjen kriminale që tronditi Lushnjën.

Pamjet filmike tregojnë se në makinë kanë qënë tre persona, ku Bilbili dhe Haxhiu dallohen qartë, ndërsa personi i tretë qartësohet se është brenda në makinë, por nuk identifikohet qartë, nëse është Anterio Kaloshi. Sipas prokurorisë qëllimi i këtij atentati ka qënë ekzekutimi i nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por ky i fundit ishte larguar nga lokali vetëm pak minuta më parë, duke shkuar për tu qethur ne berberi. Ndërkohë njëri nga dëshmitarët Bruno Latifi, i pyetur në prokurori ka treguar se Saimir Taullau, është shprehur në një tavolinë në lokalin e tij që “…

Zamir Latifi të bënte kujdes të mos rrinte me shtetasin Xhuljo Shkurti, pasi do hajë noj plumb nga Orgesi dhe Laerti pasi ata nuk ja falin Xhuljos, për çfarë ka ndodhur…”. Gjithashtu gjatë paraqitjes për njohje të dy fotografive të Bilbilit dhe Haxhiut, foto të nxjera nga pamjet filmike të karburantit, dëshmitari ka njohur të dy autorët e këtij krimi, teksa janë në shoqërinë e Julian Zenelit,Klaudio Zenelit dhe Sajmir Taullaut. Dy dëshmitarë të tjerë Sajmo Xheliu dhe Kristian Shkurti, të cilën kanë qënë në vendgjarje, kanë pohuar në prokurori se kanë njohur Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, të cilën kanë qënë me kapuçë kur kanë hapur zjarr me automatik drejt tavolinës ku qëndronin dy viktimat dhe dy personat e tjerë të plagosur.

Laert Haxhiu

 

Sipas Shkurtit, Orgest Bilbilin e njeh shumë mirë pasi e ka pasur në klasë paralele kur kanë qënë në shkollën 8-veçare në Lushnjë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se masakra e datës 11 tetor 2017 ka patur si objektiv të vrasjes Xhulio Shkurtin. Vrasja e mbetur në tentativë disa vite më parë ndaj Xhulio Shkurtit, konkludohet se është kryer për hakmarje, referuar këtu dhe historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Kjo hakmarje e ka zanafillën herët, pasi banda e Aldo Bares alias Alfred Shkurti i ka dejgur shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut, Shkëlqim Haxhiu. Më pas në janar të vitit 2005 është vrarë djali i xhaxhait të Laertit, Klodian Haxhiu.

Kjo hakmarje ka filluar të faktohet në vitin 2010, thotë prokuroria. Nga ana tjetër Laert Haxhiu, ka qënë i akuzuar së bashku me Orgest Bilbilin, për ngjarjen e datës 8 korrik 2010 ku në Lushnjë është vrarë me armë zjarri Gerti Lala me pseudonimin “Iriqi”, i cili dyshohet se ka qënë pjesë e organizatës kriminale të drejtuar në Lushnjë nga Aldo Bare.

Për këtë ngjarje Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili janë arrestuar sit ë dyshuar dhe akuzuar dhe dërguar për gjykim, por më pas janë liruar duke u shpallur të pafajshëm nga gjykata e Apelit Vlorë. Në vitin 2016 Laert Haxhiu tentoi të vriste Xhulio Shkurtin, vrasje të cilën nuk arriti ta finalizojë dhe tentoi përsëri në mënyrë të organizuar të finalizojë në vitin 2017, por përsëri pa sukses. Pikërisht mosfinalizimi i vrasjes së Xhulio Shkurtit, qe shtysa që Laert Haxhiu të tentonte përsëri për të eleminuar Shkurtin, por këtë rradhë në mënyrë më të organizuar.

Orgest Bilbili

 

Për të realiziar këtë qëllim, Haxhiu pas shtatorit të vitit 2016 në një kohë të papërcaktuar saktë, ka krijuar një grup kriminal në përbërjen e të cilit ka future lidhjet e tij të ngushta shoqërore,Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, për të cilët po vazhdon hetimi nga prokuroria e posaçme.Pikërisht në kuadër të këtij grupi kriminal të tre personat tentuan të vrasin Xhulio Shkurtin, por përsëri pa sukses, pasi ai ishte larguar vetëm disa minuta më parë, duke shkuar tek berberi. Por si pasojë e breshërive të dy automatikëve kanë mbetur të vrarë në vend dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 30/10/2020 22:05

    Komplet bajgër...të gjithë bajga, çdo gjo bajg kudo bajg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë