Terrorizëm në masakrën e Peshkëpisë, Fredi Beleri tre orë te Krimet e Rënda: Po më baltosin! (VIDEO)

TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda pas rihapjes së dosjes së masakrës së Peshkëpisë ka marrë sot në pyetje Fredi Belerin, i cili ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremiste greke në 10 prill 1994 në Gjirokastër. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha raporton se Beleri është marrë në pyetje për tre orë ditë e sotme nga 12:00 deri në 15:00. Para dy muajsh kur u hap dosja ai u shpall në kërkim policor, por nuk u gjet, pasi ishte larguar jashtë vendit, ndërsa u thirr për të dhënë dëshminë dhe sot u paraqit së bashku me avokatin.

Artan Hoxha thekson se Belerit i është komunikuar zyrtarisht që është marrë nën hetim për akuzën e aktit terrorist mbi ngjarjen. Beleri është shprehur se nuk ka qenë në masakrën e Peshkëpisë dhe për këtë ka prova.

"Erdha në prokurori që të mbarojë baltosja mbi figurën time për një cështje që nuk kam asnjë lidhje. Në ditën që u bë veprimi unë kam qenë në Qipro. Nuk jam marrë në hetim" tha deklaruar ai per Top Channel. 

Prokuroria nuk e ka parë të arsyeshme të kërkojë masën e arrestit për shkak të kohës së gjatë dhe se Beleri ka treguar vullnet për t'u paraqitur para drejtësisë.

Hetimi i kësaj ngjarje, ku mbetën të vrarë, dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini, nuk iu besua prokurorisë së Gjirokastrës, por asaj të Krimeve të Rënda, pikërisht pasi ngjarja është cilësuar akt terrorist. Ndërkohë që prokuroria ka sekuestruar dokumentarët e gazetarëve Artan Hoxha dhe Marin Memës që japin dëshmi lidhur me ngjarjen.

Ndërtesa e ish-repartit ushtarak të Peshkëpisë që u sulmua nga terroristët grekë

Komando greke ‘Pirro i Parë’ që sulmoi postën shqiptare në 10 prill 1994 në Gjirokastër
-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.
-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.
-Fredi Bejleri, asokohe 23 vjeç, shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.
-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.
-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.
-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.

Fredi Beleri

Por, pavarësisht asaj që kishte ndodhur në 1994 në Gjirokastër, Fredi Beleri mori guximin dhe kandidoi për kryetar të bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të 2015 në siglën e PBDNJ dhe i mbështetur nga opozita e djathtë, por nuk arriti që të fitonte. Ndërkohë që kandidoi sërish për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 tani por u rrëzua nga KQZ pasi nuk ishte rehabilituar nga një dënim disa vite më parë.

Tashmë përpos tij pritet që të merren në pyetje edhe 30 persona të tjerë lidhur me ngjarjen e shumë viteve më parë, ndërsa autoritetet shqiptare kanë dërguar disa letër porosi edhe në Greqi për të marrë informacion mbi personat që kanë qenë pjesë e komandos.  (Historia e dosjes së masakrës së Peshkëpisë si u zbulua Beleri)

Dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shiku: 23/05/2019 00:59

    Artan Hoxha punon per sherbimet e huaja dhe mbrohet nga keta te fundit, kjo dosje e vjeter nuk dihet perse u hap tani.

    Përgjigju
  • Kurti: 22/05/2019 18:56

    Shih si shikon dhe si ganster dreqi. Te pin gjak ne vetull haha

    Përgjigju
  • Cen: 22/05/2019 18:54

    po prokurorine c e gjeti apo i doli gjumi tani,nga nje ane konflikti ekstrem politik i stisur nga te dy palet ne vigjilje te hapjes se negociatave, nga ana tjeter njoftimi per vendosjen e pageses ne nje nga autostradat me te qarkulluara si ajo Tirane Durres,pikerisht per te rritur pakenaqsine e brendshme ne fushate zgjedhjesh (?!), Tani nje perfaqsues i minoritetit qe pas 25 vitesh akuzohet per terrorizem (?!)nderkohe qe del me kembete veta ezber nga prokuroria, ngjarje kjo qe do te provokoje patjeter ndonje kundereagim nga pala greke,jane pak si shume ngjsrje qe cojne uje ne mullirin e destabilizimit duke krijuar presion per bllokim te procesit te supervonuar te integrimit, me shpresen qe ta shtyjne edhe 1 apo 2 dekada twe tjera sa ti zere mortja dhe gjithe zullumin qe i kane ber ketij populli,ta kalojne tek te pjellet e tyre bastarde te shkolluar qe do ti kapardisen ketij populli si elite intelektuale e shkolluar ne perendim por qe do te trashegojne pasurine prej miljonash qe vune baballaret e tyre,ESHTE Casti qe Berisha Meta, Rama dhe gjithe tabori i kermave te qerohen dhe te dalin para drejtesite

    Përgjigju
  • Geke: 22/05/2019 18:00

    Nqs ky ka marre pjese denimi duhet me vdekje.....

    Përgjigju
  • Vlora: 22/05/2019 16:16

    Hallall here nje oun te paqme e hidhni kete pleren ndonje biruc 313 pleren te haj k.... me dhemb

    Përgjigju
  • kafsha: 22/05/2019 16:10

    Ik more kriminel, armik i shqipetareve

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/05/2019 14:54

    Arrestojeni këtë terrorist, se përndryshe do arratiset sap

    Përgjigju
    • Fr: 22/05/2019 16:00

      Jo per sy e faqe po tregojani vendin ketij tradhtari

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë