Masakra e Peshkëpisë/ Zbardhet dëshmia e Belerit te Krimet e Rënda (Do thirret sërish)

“Nuk kam lidhje me masakrën e Peshkëpisë, nuk e kuptoj përse më keni thirrur kur në atë periudhë skam qenë fare në Shqipëri”. Është kjo dëshmia e Fredi Bejlerit para hetuesve të krimeve të rënda një ditë më parë teksa ai u thirr për të dëshmuar si person që ka dijeni për ngjarjen dhe ndaj të cilit kryhen hetime.

ReportTv ka mësuar se seanca ndaj Bejlerit është bërë me disa ndërprerje ai në asnjë moment nuk ka pranuar se ka qenë pjesë e organizatës terroriste “Mavi” e cila është e dyshuar për vrasjen e ushtarakëve shqiptar në vitin 1994.

Në atë sulm me armë ndaj repartit ushtarak kufitar shqiptarë u vranë dy ushtarë, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Një ditë pas Bejlerit tek krimet e rënda ka mbërritur Angjelo Kokoveshi dhe Mihallaq Kokoveshi të cilët janë pyetur për raportet e tyre me Bejlerin, pranin e tyre ditën e masakrës në vitin 1994 dhe lidhjet me organizatën “Mavi”.

ReportTv ka mësuar se Bejleri pritet të rithirret sërish javën e ardhshme për të dëshmuar në lidhje me përfshirjen e tij në këtë masakër, ndërsa lista e personave të cilëve deri më tani ju ka shkuar njoftimi për t'u paraqitur në prokurori arrin në 8-të, ndërsa pritet që të zgjerohet më tej.

Bejleri është një personazh i njohur si për drejtësinë dhe politikën, ndërsa i dënuar më parë për nxitje të urrejtjes ai edhe nuk u kualifikua nga KQZ për të kandiduar për t'u bërë qytetari i parë i Himarës, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 23/05/2019 13:40

    Ky pleh duhet te ndeshkohet duke u denuar me burgim te perjetshem (se litarin e kishte hak po keto palo ligje kemi ...ose nje plumb te skoje ne te semes te takoj plehun tjeter kacifen

    Përgjigju
  • Fatmiri: 23/05/2019 12:24

    Dje Fredi Beleris sapo doli nga prokuroria shkoi te falej direkt tek amdasada greke..Hyri dhe doli si mi halesh nga ambasada...dhe kur doli shikonte si legen sa majtas djathtas se kishte frike...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet