Në Gjermani, qindra njerëz u mblodhën në Portën e Brandenburgut në Berlin për të nderuar viktimat e masakrës që ndodhi dje në Hanau, një akt terrorist, i nxitur nga urrejtja, racizmi, nga ksenofobia e autorit, 43-vjeçari Tobias Rathjen, i cili madje kishte shkruar më parë edhe një manifest.
Në 24 faqe ai shprehte gjithë padurimin e tij për praninë e atyre të huajve që - sipas tij " po rrezikonin Gjermaninë" dhe që “duhet të shfarosen”.
“Le të marrim përgjegjësitë tona në politikë, në media dhe kudo në shoqëri. Le të kundërshtojmë privimin e dinjitetit të njerëzve ose të pakicave në vendin tonë”, - tha presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier
Rathjen, një mbështetës i teorive të ekstremit të djathtë, një ditë më parë, me një makinë të errët u drejtua në qendër të Hanau dhe në dy lokale të frekuentuara kryesisht kreu masakrën e tij duke vrarë 9 persona. Më pas ai u kthye në banesën e tij ku vrau nënën dhe pastaj kreu vetvrasje.
Autoritetet ndërkohë po vazhdojnë hetimet me qëllimin për të zbuluar kontaktet që mund të ketë pasur autori i ngjarjes apo dhe bashkëpunëtorë të dyshuar.
Sulmi terrorist i Tobias Rathjen la në hije mbrëmjen inauguruese të Berlinale-s. Yjet e kinemasë dhe jo vetëm bëni homazhe për viktimat me një minutë heshtje në tapetin e kuq.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
12%
-
Të vogla
74%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 50
Lajme të tjera
-
Arrestohet në Gjermani shqiptari i shpallur në kërkim nga Italia! Ja çfarë ju gjet gjatë kontrollit
24 Mars, 17:05
-
Shpërthen makina e një shqiptari në Berlin, pjesët i 'fluturojnë' 30 metër larg
22 Mars, 21:47
-
Makthi s'ka fund për Manuel Neuer, dëmtohet sërish dhe lë grumbullimin me Gjermaninë
20 Mars, 17:52
-
Vjedh 8 milion euro me një skemë si në filma, 31-vjeçarja vihet në pranga në Gjermani
20 Mars, 15:47
-
Ministrja gjermane kërkoi që fëmijët të përgatiten për luftë, të ftuarit në 'Përballje': Kujdesi nuk është kurrë i tepërt
19 Mars, 14:37
-
Zgjedhjet presidenciale, Putin fiton mbi 87% të votave: Askush s'do ta shtypë Rusinë, jemi më të fortë! Qindra njerëz protestuan
17 Mars, 18:48
-
Ministrja e Arsimit në Gjermani: Shkollat duhet të përgatisin nxënësit për luftë
16 Mars, 21:46
-
Gjermania synon legalizimin e kanabisit rekreativ/ Mjekja: Më të rrezikuarit fëmijët! Miratimi në Shqipëri do të ishte katastrofale
15 Mars, 21:44
-
Berlin: Tekno në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s
15 Mars, 09:26
-
U vra në Gjermani, qindra persona i japin lamtumirën boksierit Besar Nimani
14 Mars, 22:37
-
Raketat gjermane 'Taurus' mund të ndryshojnë rrjedhën e luftës në Ukrainë! Pse Scholz refuzon t'i dërgojë në Kiev?
13 Mars, 16:05
-
Raketa Taurus në Ukrainë, Kancelari gjerman: Do të ishte e papërgjegjshme pa pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë
13 Mars, 15:20