Në Gjermani, qindra njerëz u mblodhën në Portën e Brandenburgut në Berlin për të nderuar viktimat e masakrës që ndodhi dje në Hanau, një akt terrorist, i nxitur nga urrejtja, racizmi, nga ksenofobia e autorit, 43-vjeçari Tobias Rathjen, i cili madje kishte shkruar më parë edhe një manifest.
Në 24 faqe ai shprehte gjithë padurimin e tij për praninë e atyre të huajve që - sipas tij " po rrezikonin Gjermaninë" dhe që “duhet të shfarosen”.
“Le të marrim përgjegjësitë tona në politikë, në media dhe kudo në shoqëri. Le të kundërshtojmë privimin e dinjitetit të njerëzve ose të pakicave në vendin tonë”, - tha presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier
Rathjen, një mbështetës i teorive të ekstremit të djathtë, një ditë më parë, me një makinë të errët u drejtua në qendër të Hanau dhe në dy lokale të frekuentuara kryesisht kreu masakrën e tij duke vrarë 9 persona. Më pas ai u kthye në banesën e tij ku vrau nënën dhe pastaj kreu vetvrasje.
Autoritetet ndërkohë po vazhdojnë hetimet me qëllimin për të zbuluar kontaktet që mund të ketë pasur autori i ngjarjes apo dhe bashkëpunëtorë të dyshuar.
Sulmi terrorist i Tobias Rathjen la në hije mbrëmjen inauguruese të Berlinale-s. Yjet e kinemasë dhe jo vetëm bëni homazhe për viktimat me një minutë heshtje në tapetin e kuq.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.3%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2582
Lajme të tjera
-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
23 Prill, 11:54
-
Arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti gjerman, dyshohet se spiunon për Kinën
23 Prill, 10:12
-
Gjermania dhe Britania kapin disa të dyshuar si spiunë të Kinës
22 Prill, 20:19
-
Rusëve që janë kundër luftës nuk u njihet azili në Gjermani
22 Prill, 09:13
-
U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë vitin e kaluar! Detaje të reja nga vrasja e burrelsit në Gjermani, media: Autorët janë turq
21 Prill, 15:57
-
Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon
19 Prill, 16:32
-
Në kërkim për ekzekutimin e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori Vladimir Kola arrestohet në Gjermani
17 Prill, 10:23
-
Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974
16 Prill, 19:45
-
Qeveria gjermane përgatit planin për rindërtimin e Ukrainës
15 Prill, 09:20
-
Historike/ Bayer Leverkusen fiton pas 120 vitesh titullin e parë në Bundesligë, thyen dominimin e Bayern Munich (VIDEO)
14 Prill, 19:19
-
120 vite pritje, Leverkusen thyen dominimin 11 vjeçar të Bayern Munich! 'Aspirinat' zbukurojnë qytetin dhe dynden në stadium për titullin
14 Prill, 16:46
-
Harry Kane në ndeshjen e Champions League, familjarët aksident me makinë! Tre fëmijët në spital
13 Prill, 14:33