SHKODËR- Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të shpallur në kërkim për dhunimin 6 muaj më parë të një 62-vjeçari në mes të qytetit të Shkodrës, u vetëdorëzuan në Policinë e Shkodrës. Troshani, 25 vjeç dhe Sakica, 24 vjeç u vetëdorëzuan të shoqëruar nga avokati Sokol Tahiraj.
Policia e Shkodrës njoftoi se është ekzekutuar masa arrest me burg për dy të rinjtë.
"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit Samuel Troshani, 25 vjeç dhe Izmir Sakica, 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi Vladimir Bruçi.
Shtetasit Samuel Troshani dhe Izmir Sakica janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër", njofton policia.
Më 3 qershor 2024, pesë persona dhunuan me sende të forta Vladimir Bruçin, për një vendparkim, në mes të ditës në qytetin e Shkodrës. Për këtë ngjarje, më 4 qershor 2024, policia arrestoi edhe Edmond Sakicaj, 47 vjeç, ndërsa në kërkim rezultojnë ende Samet Halluni, 27 vjeç, Arlind Kajoshi, 31 vjeç dhe Alban Bruçi. 27 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Të dy të rinjtë Sakica e Troshani ishin shpallur në kërkim dhe për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
42.3%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 9219
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshje bore në qarkun e Shkodrës, qarkullimi vijon normalisht në akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth
14 Shkurt, 09:20
-
Vijojnë punimet në rrugën strategjike Shirokë-Zogaj, do lidhë vendin me Malin e Zi dhe e kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit (VIDEO)
14 Shkurt, 08:16
-
Shkodër, 5-fishohet qiraja! Tregtarët e Rusit në protestë: Si me qenë në Amerikë jo në Shqipëri
13 Shkurt, 17:44
-
Shkodër, vidhet një shumë e madhe parash nga banesa e një ish-mjekeje! Ishin fshehur në dollap, autori hapi derën me çelës! Flitet për mbi 100 mijë euro
12 Shkurt, 21:30
-
Transformimi i hyrjes në Shkodër/ Nënkryetari i bashkisë: Ky investim do të jetë një frymëmarrje për trafikun e rënduar
11 Shkurt, 14:45
-
Shkodra 'në luftë' me kanabisin, Prefektja Angoni: Qarku ynë duhet të dalë nga lista e zezë e kultivimit të lëndëve narkotike
11 Shkurt, 14:26
-
Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Pukë – Fushë Arrëz, shkak një masë në impiant (VIDEO)
10 Shkurt, 22:07
-
I pandehur për shkarkimin në kundërshtim me ligjin të drejtorit të Ujësjellësit, ish-kryebashkiaku Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK
10 Shkurt, 15:15
-
Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Rama anulon takimet në Shkodër
10 Shkurt, 14:33
-
Rindërtimi i ‘Muzeut të Kujtesës’ në Shkodër, Rama: Do sjell më shumë vizitorë, fillimi i një transformimi që nisi 30 vjet me vonesë! Ndërtojmë parkim të madh nëntokësorë
10 Shkurt, 13:29
-
Shkodër/ Qeni antidrogë 'mbërthen' malazezin me 1 kg hashash të fshehur në kofanon e makinës! Po largohej nga Hani i Hotit
10 Shkurt, 12:04
-
Shkodër/ IKMT nis aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje të ‘Ura e Bahçallëkut’ pranë lumit Drin, Policia e mbështet (VIDEO)
10 Shkurt, 09:32
Ladi kishte bà mirë me e terhek denoncimin e me i myll punet me kta.
Përgjigjukekan ba gati per biruce se i paskan qeth kapoçet
PërgjigjuAhahahaha. Fiks si Shpati me Demin dhe si Çokja me Inin shokë të pa ndarë ka lezet.
Nga frika e fantazmes jane dorezuar, jo per ate ngjarje te Vladimir Bruçit. Jane te hetuar per konfliktin ne bushat dhe ngjarjen e Shkodres ku kishte 4 viktima.
PërgjigjuPo po njat shpres rrini. Po e Kan frig fantazmen. E pavi bukur bethen e mics edhe fantazma jot.
I paskan rregullu punet.
PërgjigjuKoha ka tregu se armiku nuk mposhtet vetem me arme por edhe me laps e leter…
Turpi me i madh eshte qe nuk ngeli zhumile e breke grisun pa u bo i forte e pa gjujt me arme! Cdo hajdut pulash e pasqyrash e hajdut delesh e kuajsh U be i forte ne kto vite kjo eshte e tmerrshme Me te bo ky si i forte qe po ta shohesh ne rruge e ha me gjithe kocka! Dikur te forte ishin njerezit e forte vertet Si sportistet dhe njerezit me nje force natyrale qe i njihnin te gjthe Dhe i respektonin dhe pse ndonjehere benin rremuja Por te pakten ishin vertete te forte, jo zhebanjos so kto.
PërgjigjuMos te perpjekte Zoti me kta mor shok. I Ka dhane provat edhe i jati per kto pune mor axh.
Cili asht Izmiri ky i gjati aa ? Se se njof
PërgjigjuIzmiri asht me kaluc t kuq me pas ftyre ky me vra 4 vet
Del ibro qoji ner vorre
Përgjigjuibra i ka 7 pluma ne trup e nji ngoj ska ku me dal ka ik per lesh trakut ibra
vieni gango vieni
Përgjigju