Masakra në Meksikë, audio në Whatsapp gjatë sulmit të kartelit të drogës: Ata po na vrasin, lutuni për ne!

Masakra në Meksikë, audio në Whatsapp gjatë sulmit të kartelit të drogës: Ata po na vrasin, lutuni për ne!

Kendra Lee Miller, kunata e njërës prej 9 viktimave në Meksikë, vendosi të bëj publike audio-në e bisedës Whatsapp: Unë dua që bota ta dijë. Ne jemi përpjekur të jemi qytetarë të mirë dhe njerëz të mire.

Ata u lutën deri në fund, deri në vdekje. Kendra Lee Miller, vendosi të publikojë audio-në e bisedës Whatsapp me kunatën e saj, Rhonita Marie Miller, e gjetur e vdekur në makinë me 4 fëmijët e saj.

Biseda zhvillohet në pak minuta gjatë masakrës së tre nënave dhe gjashtë fëmijëve të tyre në një rrugë në veri të Meksikës. Shkëmbimi i mesazheve midis anëtarëve të familjes LeBaron është shumë e tensionuar.

"Zot i dashur, ne të gjithë lutemi për ty!", - dëgjohet zëri i Rhonita Marie Miller, - lutuni për ne!

"Nita dhe fëmijët e saj janë zhdukur", thotë Miller. "Ata u dogjën brenda automjetit. Edhe kockat u janë djegur… Trupat e tyre janë karbonizuar… I dashur Zot, lutemi për ty”.

Të hënën më 4 nëntor, tre automjete që transportonin disa anëtarë të komunitetit Mormon po udhëtonin midis shteteve meksikane Sonora dhe Chihuahua kur ata u sulmuan nga banda të karteleve të drogës, ku gjetën vdekjen 9 persona, 6 fëmijë dhe tre nënat e tyre.

Shumë fëmijë të tjerë mundën të shpëtojnë duke vrapuar dhe fshehur në një pyll fare pranë vendit të ngjarjes.

Dyshohet se autorë të masakrës ishin grupe rivalë të kartelit Sinaloa, të drejtuar më parë nga ‘Mbreti’ El Chapo Joaquin, "El Chapo" Guzman, i cili po vuan një dënim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara pasi u dënua shkurtin e kaluar për trafik droge.

FBI i ofroi dje ndihmë qeverisë Meksike për të hetuar vrasjet - disa orë pasi Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador hodhi poshtë propozimin e Presidentit amerikan Donald Trump për të "udhëhequr luftën" ndaj karteleve në Meksikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara