Masakra në Rusi, Macron: I njëjti grup, tentoi të kryente sulm edhe në Francë! I shtrin dorën Putin për hetimet

Masakra në Rusi, Macron: I njëjti grup, tentoi të kryente sulm edhe në Francë! I shtrin dorën Putin për hetimet

Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se i ka ofruar Moskës “bashkëpunim” pas masakrës së ndodhur.

Macron ka një ofertë “për shërbimet ruse, por edhe për partnerët në rajon, për një bashkëpunim më të madh, duke marrë parasysh  të gjithë informacionin që kanë shërbimet franceze dhe elementët që mund të jenë të dobishëm për rusët".

Udhëheqësi francez njoftoi se grupi i Shtetit Islamik Khorasan është përpjekur të sulmojë Francën disa herë gjatë muajve të fundit.

Sipas tij, dega e grupit terrorist që mori përgjegjësinë për masakrën në Moskë bëri "disa përpjekje" për të sulmuar. Prej disa orësh Franca është në gatishmëri maksimale, sipas asaj që doli nga mbledhja e Këshillit të Mbrojtjes dje në Elysee kërcënimi i ISIS do të merret shumë seriozisht.

Franca u përmend në mënyrë të qartë në disa komunikime nga organizata terroriste dhe, sipas asaj që ka shpjeguar kreu i shtetit, inteligjenca ka penguar disa sulme në territorin francez. Javën e kaluar, dhjetëra shkolla të mesme franceze, midis rajonit të Parisit dhe veriut të vendit, morën mesazhe që lajmëronin një sulm të afërt. Një tekst me imazhe të prerjes  së kokës ishte përhapur pasi u hakerua një platformë online e shkollave, duke detyruar autoritetet franceze të pezullonin sistemin e brendshëm të IT.

Lidhur me akuzat që Vladimir Putin i drejtoi Ukrainës pas masakrës, Macron komentoi: "Do të ishte cinike dhe kundërproduktive për vetë Rusinë dhe për sigurinë e qytetarëve të saj që të përdorin këtë kontekst për ta kthyer atë kundër Ukrainës".

“Duhet të shmangim çdo shfrytëzim apo shtrembërim, por të jemi kërkues dhe efektivë”, u shpreh lideri francez.

“Kjo është fryma në të cilën ne po vazhdojmë dhe shpresoj që Rusia do të bëjë të njëjtën gjë”.

Kur u pyet nëse do të dëshironte ta diskutonte drejtpërdrejt me homologun e tij rus, Macron u përgjigj se "fillimisht" kontaktet do të jenë në një nivel "teknik dhe ministror". "Ne do të shohim se si do të zhvillohet konteksti dhe nëse ditët apo javët e ardhshme e justifikojnë atë."

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)