Masakroi çiftin Pasho duke i copëtuar në 4 valixhe, dënohet me 30 vite burg nusja shqiptare! Ish burri: E kam të vështirë të komentoj

Masakroi çiftin Pasho duke i copëtuar në 4 valixhe, dënohet me 30 vite burg nusja shqiptare! Ish burri: E kam të vështirë të komentoj

ITALI- 36-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha, e arrestuar për vrasjen e dyfishtë  dhe masakrimin e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurit Taulant Pasho, është dënuar me 30 vite burg. Vendimi është marrë ditën e sotme nga gjyqtarët e Gjykatës së Asizes në Firence. Prokurorja Ornella Galeotti, e cila e ka ndjekur historinë që nga zbulimi, mbështeti akuzën.

I pranishëm në seancë ishte edhe djali i çiftit.

“Ajo është fajtore dhe tani e thotë edhe dënimi”, është shprehur Taulant Pasho duke folur për ish të dashurën e tij. “E kam të vështirë të komentoj”, shtoi ai.

Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre, pranë burgut në Solliciano. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.

Elona Kaleshapo priste një fëmijë nga një burrë tjetër dhe për këtë arsye, vrau dy prindërit e të fejuarit të saj, në një përpjekje që mos t’i thoshin djalit të tyre, Taulant Pashos, i fejuar në atë kohë me Elona Kaleshën, se fëmija nuk ishte i tiji.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Izraeli do marrë parasysh shqetësimet tona para ndonjë ofensive në Rafah

SHBA: Izraeli do marrë parasysh shqetësimet tona para ndonjë ofensive në Rafah