Masakroi gruan me thikë, shqiptari i jep fund jetës në qeli pas vrasjes së bashkëshortes

Masakroi gruan me thikë, shqiptari i jep fund jetës në qeli pas vrasjes së bashkëshortes

Zenepe Uruçi dhe Xhafer Uruçi

62-vjeçari shqiptar, Xhafer Uruçi, i cili u arrestua ditën e enjte pas vrasjes së gruas së tij Zenepe Uruçi, 56-vjeçe, është vetëvrarë në burgun e Ternit në Itali. Ai u gjet i varur me një çarçaf.

Sipas raportimeve nga Ansa, Xhafer Uruci ishte i vetëm në qeli. Ka qenë një nga policët e burgut që e ka gjetur të vdekur në qeli.

Në orët e para të mëngjesit, një nga oficerët që kishte kryer një kontroll dëgjoi një zhurmë. Kështu ai e gjeti 62-vjeçarin shqiptar të varur. Ndihma ishte e kotë!

62-vjeçari ishte takuar më herët me psikologen e burgut. Për më tepër, qelia në të cilën ai u vetëvra, ndodhet pranë infermierisë së burgut. Ndihma e shpejtë ishte e menjëhershme, por për Uruçinin nuk mund të bëhej asgjë.

Xhafer Uruçi e goditi disa herë me thikë gruan në qafë, bark dhe kurriz, sipas mediave italiane për arsye xhelozie. Ndër vite ata kishin pasur debate. Në disa raste ishte dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri