Masakroi me levë gruan/ Rrëfehet 56-vjeçari nga Babica: Më tradhtonte

Lavdosh Sulaj, 56-vjeçari nga Vlora i cili ditën e djeshme masakroi me levë gruan e tij Laureta Sulo ka pranuar krimin në komisariatin e Vlorës. Ai ka rrëfyer se e kreu aktin e rëndë për shkak se dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte.

Ngjarja e rëndë ndodhur mesditën e djeshme në Babicë të Vlorës, në banesën e çiftit.  Burime për Report Tv, bëjnë me dije se pasi ka vrarë gruan ka shkuar në lokal i gjakosur, ka porositur një kafe dhe më pas u ka thënë të pranishme "lajmëroni policinë, se vrava gruan".

Çifti Sulo kishin bashkë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Konfliktet mes tyre ishin të shpeshta pasi 56-vjeçari prej kohësh dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me një person. 6 ditë më parë vëllai i autorit ka tentuar që të vrasë me çifte personin që dyshonte se ishte i dashuri i kunatës së tij, por pas arrestimit u lirua.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona