Masakruan me 21 plumba dy vëllezërit Bilali! Autori me dy ndihmësit në gjyq, si u bë plani i ekzekutimit dhe kush i spiunoi

Masakruan me 21 plumba dy vëllezërit Bilali! Autori me dy ndihmësit në gjyq, si u bë plani i ekzekutimit dhe kush i spiunoi

Brahim dhe Astrit Bilali

Një vit nga vrasja mafioze e dy vëllezërve Brahim dhe Astrit Bilali me 21 plumba, brenda në banesën e tij në Shkodër, prokuroria e këtij qyteti, ka mbyllur hetimet, duke dërguar dosjen me tre të pandehur për gjykim në gjykatë. Arsen Stojku, sipas akuzës është personi që së bashku dhe me individë të tjerë ende të paidentifikuar, ka qëlluar me breshëri automatiku, duke vrarë në oborrin e shtëpisë, dy vëllezërit Bilali. Identifikimi i Stojkut, është kryer gjatë një analize ADN-je, ku është kryer krahasimi i një profile gjenetik të gjetur në një bidon ujë me atë të marrë nga mostra e pështymës së Arsen Stujkut. Ndaj Stojkut është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave si dhe “Mbajtja pa lejë e armëve luftarake”.

Mes personave që janë marrë të pandehur për këtë ngjarje janë dhe Myslim Rama dhe Denis Brahimi nga zona e Vau i Dejës në Shkodër. Ndërkohë Ibrahim Lici, personi të cilin Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim, nuk ka asnjë akuzë për këtë ngjarje të rëndë. Autori kryesor i këtij krimi të rëndë në Shkodër, i dyshuari Arsen Stojku, në ikje e sipër besohet se është parë nga një banor i zonës, me inicialet S.B, i cili ka treguar në polici të dhëna të vlefshme mbi veprimet që kanë kryer autorët e vrasjes dhe largimin e tyre me një automjet tip “Golf 4” me ngjyrë të zezë. Ky person është parë pikërisht kur po digjnin makinën, që autorët kishin përdorur në vrasje. Mjeti tip “Benz-Mercedes”, i gjendur gjysëm i djegur nga policia rezultoi i vjedhur në Shkodër.

Por personat që e kishin përdorur në krim, para ngjarjes i ndryshuan ngjyrën nga të bardhë në ngjyrë blu. Ndërsa automjeti që shërbeu për largimin e autorëve të krimit nga vendi i djegies së makinës, ishte marrë me qira në Vaun e Dejës dhe më konkretisht tek personi Prengë Përdeda. Personi që ka marë me qëra mjetin tip “Golf 4”, gjashtë ditë para vrasjes quhet Denis Brahimi, që më pas ja ka dhënë në përdorim, të arrestuarit Arsen Stojku. Ky person sipas prokurorisë para vrasjes dhe pas vrasjes, ka pranuar në polici, se kishte qënë disa herë në shtëpinë e Mustafa Licit, ku është takuar me anëtarë të familjes Lici. Stojku rezulton të jetë djalë teze me Mustafa, Sokol dhe të ndjerin Fatbardh Lici, dhe ka shkuar në banesën e tyre si kushëri. Vizita ka ndodhur 10 ditë para vrasjes së dy vllezërve dhe transportues i Stojkut, ka qënë i arrestuari tjetër Myslim Rama.

Ky i fundit vetë ka qëndruar jashtë ndërsa Arseni është futur brenda. Ka pritur për disa kohë Arsenin dhe më pas i ka rënë portës, ku te dera ka dalë Ibrahim Lici, duke i thënë të hynte brenda, por Myslimi nuk ka pranuar duke i thënë që t’i thoshte Arsenit të mos vonohej pasi kishte punë dhe duhet të largohej. Prokuroria dyshon se pikërtisht në këtë takim është përcaktuar dhe plani se si duhet të ekzekutoheshin dy vëllezërit Bilali në Shkodër. Në dosjen e prokurorisë thuhet se në datën 30 mars 2019 është qëlluar me 21 plumba automatiku, në drejtim të vëllezërve Bilali. Megjithëse Astrit Bilali, ka qëlluar disa herë me një pistoletë tip “Zastava” që mbante me vete, sërisht nuk ka mundur ti ndalojë autorët, të cilët i kanë bërë shoshë dy vëllezërit Bilali. Gjatë këqyrjes së kufomave, rezulton se në trupin e viktimës Brahim Bilali, konstatohen 11 plagë hyrëse dhe dalëse të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa në trupin e viktimës Astrit Bilali konstatohen 10 plagë hyrëse dhe dalëse të shkaktuara nga armë zjarri.

Një ditë pas atentatit në datën 31 mars 2019 është pyetur personi me inicialet S.B, i cili deklaron se në datën 30 mars 2019, rreth orës 09:30, ka qenë duke punuar në oborrin e banesës së tij në lagjen “Guerile” dhe afër shtëpisë së tij është ndaluar një automjet i tipit “Mercedes Benz”, me targë nr. 369 (kaq mban mend), dhe nga dera e shoferit ka zbritur një person, i gjatë rreth 180 cm, i dobët, i veshur me xhakovento të zezë me kapuç, të cilin e kishte në kokë, i cili nga prapa makinës ka marrë një shishe dhe ka filluar të lyente automjetin.

Më pas është afruar një person tjetër, i cili ishte në një makinë të zezë të parkuar në një distancë rreth 15 metra nga “Benzi”, person i cili ishte jo shumë i gjatë, me trup mesatar, i veshur me xhakovento me ngjyrë të zezë, me kapuç, i cili është afruar dhe i ka vënë flakën automjetit tip “Mercedes Benz” dhe pastaj të dy së bashku kanë hipur në automjetin me ngjyrë të zezë dhe duke xhiruar gomat janë futur në kthesën e parë majtas, kanë ecur rreth 50 metra dhe janë kthyer përsëri majtas dhe pastaj nuk i ka parë më, pasi nuk ka pasur fushëpamje. Sipas deklaruesit, personi që ka djegur makinën, në një moment kur po shkonte drejt saj i ka rënë pak kapuçi dhe aty deklaruesi ka konstatuar se ky shtetas ka pasur mjekër në formë të rrumbullakët, i dobët në fytyrë, dhe ishte me flokë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ncncnv: 20/05/2020 00:55

    E nxoren te pafajshem ibrahimin qe i ka vra ! Hallall Tesh te mbet ty ne dor me i vra nji nga nji o asmer . Ske ca me humb

    Përgjigju
    • per rusin: 22/05/2020 14:29

      Dhe krahu tjeter nuk jane ma te paket sidomos aj i vogli. Keq duket situata. Po me Lulin as nuk merren hic se e kan burre motre

    • Rusi: 22/05/2020 11:04

      Mu nk ne pagun kush mor spordhjak,por thjesht po them te verteten.Per rusin nr2,Bracja sesht vetem jane fis i madh Lict dhe gjith kan ba vrasje aty nga me i vogli te me i madhi.por luften e verten e kan me Bajret se Lulin se vejn n list fort se e njofin ca legeni asht

    • per rusin: 22/05/2020 00:15

      Po keq i paskan punt lict. 2 kundra 1. I vetem ky Bracja ska ca ban

    • per rusin: 22/05/2020 00:08

      o rusi sa jan tut pagu mi ba kta komente mor morr

    • Rusi: 21/05/2020 18:56

      Ka gati 2 vite qe nuk flasin dhe i ka shume keq punt Luli me Bracen.Bajret bashkpunojn me disa fise ne shkoder po ashtu dhe Lict.

    • per rusin: 21/05/2020 17:48

      Po si i paska njesoj? A e kan robin e vet Lulin?si ka mundsi asmeri me ba intriga kaq te forta kunder 2 fiseve kur e din se ca e gjen? Domethan Luli nuk flet ma me Lict? Po Bajret vetem jan a bashkpunojn me fis tjeter?

    • Rusi: 21/05/2020 17:33

      Keshtu flasin njerzit e Ibrahimit ne Shkoder,qe Bracja i ka njesoj gjith si Lulin dhe Bajret.Luli flitet qe e ka tradhtu te Bajret dhe prandaj ato vranen Bardhin,flitet qe e gjitha ishte loj e Lulit dhe Asmerit per te pare spektakel si shkaterrohen dy fise dhe Luli me Asmerin te dalin te fituar nga kjo pune.

    • per rusin: 21/05/2020 14:19

      Nga dikush i afert e di dhe une qe Luli esht bashk me Lict kundra Bajrave dhe dan me marr hakun e tritolit. Per ca arsy me ken kunder Lulit Ibrahimi?

    • Rusi: 21/05/2020 12:28

      Kumarija asht ba mas tritolit dhe aty skam qene por e kam shok njerin qe ka qene aty dhe nuk flas kodra mas bregut une ok.Luli pivi kafet me Bajret dhe donte te fuste ne sherr Lict me intrigat e tija dhe Asmer Bilalit,pastaj Behari bani kumari me Ibrahimin ne menyre qe ta vriste me kollaj por nuk ja arriti.Tash Ibrahimi asht ne lufte si me Bajrat si me Lul Kullen per te Asmeri asht pesh e leht.kjo asht e verteta

    • o rusi: 21/05/2020 00:49

      Po je tu fol sikur me qen vete aty e i ke pa dhe degjuar. Thashetheme ke. Kumaria ka qene qe para tritolit. Po ngaterron kronologjo

    • Per ttt: 20/05/2020 23:18

      Po cpo shoh nuk kenke nga Shkodra.Une po te them te verteten se i di mire punet,ato kan dasht me i mashtru Lict,kan pas kumari mes vedi po Ibrahimi nuk i ka shku ne Dobrac se aty e kishin pre n bes menjehere.e din tan shkodra ket pun e ka than Behari me goj tvet

    • Per Rusin: 20/05/2020 22:20

      Ti ja fuske kodra mas bregut. Jo po flejten bashk e se vran dot

    • Per ttt: 20/05/2020 20:40

      Astrit Kurmen kan pas kundersharin ma t fort Lict deri diten qe e vranen,po nuk paske fort info mesa duket.te tregoj une kush jane Bajret e Asmeri:dy dite para se ta vritshin Bardh Licin kan ken per drek ne shpi te Ibrahimit,pastaj ne pamundesi per te vra Ibrahimin vranen Bardhin kjo esht e verteta por Zoti asht i madh dhe asgja nuk ka shku hala n vend te vet.Bajret kan hesape ma la dhe Lict po i presin me dal jasht me kenaqesin ma t madhe,kyt ta them une se i njof mire.

    • per Rusin: 20/05/2020 14:52

      Pyta ke kan pas kundershtar te fort Lict. Clidhje ka A.Kurmema ktu. Po normal Asmeri vetem sja del dot por bashk me te tjeret edhe ja del

    • ttt: 20/05/2020 12:34

      Kur ske gje me humb , behesh akoma me i rrezikshem. Pse ke kan pas kundershtar me te fort

    • Rusi: 20/05/2020 11:32

      Jam dakort me ty qe ska ca me humb po sa i zoti esht e sa forc ka.Lict kan vite qe vec vrasin e si oa vra kush krysort prej tyne,kan eshe kan pas kundershtar shume ma te fort se Asmeri. Asmeri me duket shum i vogel mi krahasu me ta

    • Rusi: 20/05/2020 11:28

      Pse ta merr mendja se mundet Asmeri me vra Ibrahimin?

  • Luli: 19/05/2020 21:56

    Edhe kta kan per dal shume shpejt,nuk ban kush burg per Tit spijunin,jo per gja po asht marre me ba burg per llomhane

    Përgjigju
    • Luli: 20/05/2020 11:27

      Po pse a genjeva gja qe jan spijunj?a nuk jan llomhane qe i vranen axhen per nji grusht leksh shokut te ngusht,per nji makin,ta gzojn tash

    • bobo: 20/05/2020 00:05

      Dil keto e dil ato tjeret e plas lufta prap

    • per lulhanen: 19/05/2020 22:45

      Pse ti je burr ma i mir apo si ? Mos shkruj neper komente pa lidhje mor gjak i pist

  • UIERT7YI: 19/05/2020 15:25

    IYRUKYF

    Përgjigju
  • Maloku: 19/05/2020 15:06

    Kur te merresh me te pabes normal se ikjo nder dot gjejn , rrini aty mren lepurusha se mir jeni.

    Përgjigju
  • ....: 18/05/2020 22:43

    Spo dim gja ca po bahet, lojna te medhaja po luhen

    Përgjigju
    • 111: 19/05/2020 09:46

      Sokoli i ban tana kto gjana

    • tttt: 19/05/2020 00:02

      Po kto ja fusin kot. Dihet cdo gje. Vetem policia rri pasive

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba