Masat anti-covid në bregdet, gjobë 700 mijë lekë ose mbyllje aktiviteti në rast shkelje

Të gjithë bizneset në bregdet që nuk do të respektojnë masat anti-covid, fillimisht do të gjobiten me 700 mijë lekë dhe më pas nëse shkelja përsëritet do të mbyllet biznesi. Kjo ka qenë thirrja që ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu ka bërë, gjatë inspektimit të Task-Forcës anti-COVID në vijën bregdetare të Vlorës.

"Nuk ka tolerancë për askënd që shkel ligjin. Kemi miratuar përsëri disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ, ku kemi vendosur masa administrative të shtuara për të gjitha ato subjekte, të cilët administrojnë stacione të plazhit apo subjekte akomoduese, masën me gjobë 700 mijë lekë dhe është vendosur masa e pezullimit në rast të përsëritjes së shkeljeve”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, në bashkëpunim me grupet e tjera të Task- Forcës kanë realizuar në total 106.117 kontrolle dhe monitorimet në terren gjatë kësaj periudhe dhe janë vendosur mbi 390 masa administrative. Duket se këto ende nuk po bindin qytetarët dhe sidomos të rinjtë ku vijojnë të argëtohen në grumbuj të pa shqetësuar dhe pa asnjë lloj mase mbrojtëse ndaj virusit, ndërsa lokalet e natës vijojnë aktivitetin e tyre dhe pse është e ndaluar. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 11/07/2020 12:13

    PO dil njehere ketu ne tirane moj ministre i thencin ,je pa fijen e llogjikes .Tirana me pluhur,me dyndje njerzish neper rruge dhe lokale dhe ti shkon buze detit ku hotelet dhe lokalet jane bosh.Jam pa fjale per keta njerez qe na udheheqin dhe mjere ne qe nuk duam ta leme kete vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin