Masat anti-COVID, Suedia heq Shqipërinë nga lista e ‘vendeve të sigurta’, nga e hëna ndalohen udhëtimet jo esenciale

Masat anti-COVID, Suedia heq Shqipërinë nga lista e ‘vendeve të sigurta’, nga e hëna ndalohen udhëtimet jo esenciale

Foto ilustruese

Suedia ka miratuar ndryshimet e reja të përkohshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Duke filluar nga data 20 shtator, kur hyjnë në fuqi ndryshime, qytetarëve shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Suedisë do t’u ndalohet hyrja në vend për qëllime jo esenciale.

Bashkë me Shqipërinë, hyrja u është ndaluar edhe vendeve si, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Japonia e Brunei të cilat janë hequr nga lista e ‘vendeve të sigurta’.

‘Qeveria ka vendosur që Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia të hiqen nga lista e vendeve të ‘sigurta’ dhe banorëve të këtyre vendeve iu ndalohet i hyrja, përveç atyre që banojnë atje. Vendimi zbatohet që nga 20 shtatori. Këto ndryshime janë rezultat i një përditësimi të rekomandimeve të BE -së në lidhje me udhëtimin në BE të miratuar më 9 shtator 2021, bazuar në informacionin nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).’- thuhet në njoftimin e qeverisë suedeze.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë